Ministri Bekteshi në vizite zyrtare në Bosnjë
Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Mrekullia e votës shqiptare nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale
Taravari: Çdo kandidaturë e LR-PDSH-së për zgjedhjet lokale do të kalojë në optikën e..
ZBRAPSJA E TURPSHME E "KRYETARIT TË HEKURT"

Vebi Bexheti

Aventura primitive e Kryetarit kukëll, sot përfundoi në mënyrën më të turpshme. Premtimi i tij para organizatorëve të protestës banditeske, që më 27 prill mori  edhe përmasë terroriste, se asnjëherë nuk do ia japë mandatin kandidatit dhe koalicionit që në programin  e qeverisë së tyre paskan futur ,,Platformën e Tiranës'', përnjëherësh u shkri si fluskë sapuni. Ky njeri që ushtron detyrën e Kryetarit të shtetit, me veprimet e veta ,,patriotike'', dhe vendosmërinë se kthim prapa s'ka, e dëshmoi botërisht se ai është vetëm silueta e shefit të vet partiak, Gruevski i cili nga kjo baltë ku kishte hyrë  bashkë me partinë e tij, u tërhoq i pari, pasi i ndërseu hijenat që kërkonin kokën e Ziadin Selës dhe disa të tjerëve, në mesin e të cilëve viktimë ishte edhe lideri i LSDM-ës.

Arsyetimi i haxhi pishmanit se mandatari i ri i paska garantuar se nuk do e cënojë karakterin unitar të shtetit dhe se e ashtuquajtura Platformë e Tiranës nuk do të jetësohet gjatë qeverisjes së koalicionit të ri, është një arsyetim bajat dhe pa asnjëfarë mbështetje, kur dihet se me çështjet politike merren partitë politike e jo Kryetari i shtetit. Kjo zbrapsje me turp e Ivanovit, me gjithë rrahjen e gjoksit se vetëm ai dhe partia e tij po e mbrojnë shtetin, përveç ,,krehjes së veshit" nga Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-ve, erdhi edhe nga këmbëngulësia e shumicës së re parlamentare, se qeverinë e re do e formojnë edhe pa aminin e tij.

Partitë politike shqiptare, me gjithë këtë skenar të përgjakur dhe aktrimin e turpshëm në skenën tragjiko-komike, të quajtur Parlament, duhet të qëndrojnë të paluhatshëm në kërkesën e tyre, përndryshme, e tërë kjo që ngjau nën dirigjimin e VMRO-së, liderit të tyre, Ivanovit dhe ish kryeparlamentarit, nga qarqe ekstreme antishqiptare, do konsiderohej sukses dhe ngadhnjim mbi partitë politike shqiptare. Këkesat e shqiptarëve janë legjitime, reale dhe e drejtë e patjetërsueshme demokratike. Zaevi, që këtë mandat qeverisës e ka nga shqiptarët e jo nga Ivanovi, është i vetëdishëm për këto kërkesa, me gjithë ,,garancat"që i dha të ashtuquajturit kryetar të shtetit. Për mandatarin e ri, realizimi i kërkesave të shqiptarëve nuk është kafshatë e lehtë, ashtu siç nuk është aq lehtë t'jua kthejë shpinën atyre që ia mundësuan formimin e shumicës së re dhe largimin e Gruevskit nga qeverisja e vendit.

Kjo sfidë e re për shqiptarët dhe partnerin e tyre të koalicionit, është sprovë për seriozitetin në harmonizimin e veprimit politik të partnerëve qeverisës. Zaevi dhe LSDM, pa përkrahjen e partive shqiptare, shumë shpejt mund të rrezikohet nga VMRO-ja e fuqishme opozitare, prandaj kërkesat e shqiptarëve nuk mund të injorohen aq lehtë, sidomos ato për të cilat mjaftojnë votat e shumicës së thjeshtë.  Për qëndrueshmërinë e koalicionit të qeverisë në formim e sipër, gjithsesi do luajë rol edhe harmonizimi i veprimit politik të faktorit ndërshqiptar, që assesi nuk guxojnë të jenë kundër interesave të votuesve të vet. Le të shpresojmë se partitë shqiptare , që për momentin të lënë përshtypje se qeverisjen e kanë kuptuar si sakrificë e jo komoditet, kësaj radhe më tepër do punojnë për kombin se sa për vete, ashtu qoftë!

 18.05.2017, 13:50  | B.M. | 3,906 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Marrja e patent shoferit pëson ndryshime, ja rregullat e reja në projektligj
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Pushuesit mbeten pa fjalë, me trupin si sirenë të deputetës së Kuvendit të Kosovës! (Foto)
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
Kemali dhe gruaja e tij i kanë zhgënjyer fansat (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.