« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
Gabriel: Gjermania do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA
unnamed-16-12-933x445.jpg

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel ka thënë se është absolutisht i domosdoshëm vazhdimi i bashkëpunimit të inteligjencës me SHBA pas pohimeve se presidenti amerikan Donald Trump iu ka zbuluar zyrtarëve rusë të dhëna të besueshme të inteligjencës.

Gabriel pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Uashington tha se bashkëpunimi i inteligjencës ndërmjet dy shteteve nuk ishte temë e bisedimeve të tyre, transmetojnë të enjten mediat botërore.

I pyetur nëse Gjermania mund të ketë ende besim në SHBA kur bëhet fjalë për ndarjen e informatave të inteligjencës, diplomati gjerman tha se ndërmjet dy shteteve ekziston bashkëpunim i fuqishëm i inteligjencës dhe se kjo është absolutisht e domosdoshme për sigurinë e Gjermanisë.

“Jam i sigurt se do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha ai.

Mediat kanë shkruar se Trump javën e kaluar në takim me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov dhe ambasadorin rus në SHBA Sergej Kislak ka zbuluar informacione të besueshme të inteligjencës për DAESH, të cilat janë marrë nën kushte të caktuara nga Izraeli.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 12:54  | Z.H. | 325 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fiat Canovski mbështet Ramiz Merkon për kreun e Strugës
Zaev: Kam mirëkuptim për veprimet e Ziadin Selës, vazhdojmë tutje së bashku
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.