Zoti është Një, politikanë ka shumë
« ZHURNAL MËSON » BDI sot mbledh Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogël
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Trump nën presion - Hetimet thellohen
38832712_303.jpg

Ministria amerikane e Drejtësisë emëroi ish-kreun e FBI-së, Robert Mueller si prokuror special për të zbardhur çështjen, se sa i përfshirë ka qenë Kremlini në fushatën zgjedhore amerikane, dhe se çfarë roli ka luajtur presidenti amerikan, Donald Trump dhe shtabi i tij zgjedhor në këtë çështje? Me emërimin e një prokurori të posaçëm, zëvendësministri i Drejtësisë, Rod Rosenstein u shpreh, se kërkon të garantojë pavarësinë dhe besueshmërinë e hetimeve. Rosenstein u shpreh, se një hetues i posaçëm është i rëndësishëm, "me qëllim që populli amerikan të ketë besim të plotë në rezultate." Mueller ka qenë kreu i policisë federale, FBI gjatë mandatit të presidentit, George W. Bush dhe të Barack Obamës.

Trumpit duket se nuk i ka bërë përshtypje emërimi i një hetuesi të posaçëm. "Siç e kam thënë edhe më parë, një hetim i imtësishëm do të nxjerrë në pah, atë që dimë deri tani - se nuk ka pasur ujdi mes shtabit tim zgjedhor dhe organizatave të huaja", deklaroi Trump.

Sukses për demokratët

Për një hetim të tillë të posaçëm janë angazhuar prej javësh demokratët në Uashington. Republikanët në fillim e quanin atë të panevojshëm. Para tre ditësh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka deklaruar, se akuzat janë hetuar nga tre instanca dhe nuk ka nevojë për hetime të tjera. Por zhvillimet në Uashington i zunë vendin me shpejtësi njëra-tjetrës. Së fundmi mediat raportuan, se Trump ka penguar hetimet e FBI-së për shkak të kontakteve me Moskën. Mes të tjerash u tha, se presidenti amerikan i ka kërkuar në shkurt, kreut të mëparshëm të FBI-së, James Comey, të ndërpresë hetimet ndaj ish-këshilltarit amerikan për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn për shkak të kontakteve me Moskën.

Flynn dha dorëheqjen në shkurt, pasi nuk i kishte treguar zëvendëspresidentit, Mike Pence, se para marrjes së postit ka biseduar me ambasadorin rus në Uashington për sanksionet amerikane kundër Rusisë. Javën e kaluar Trump largoi nga detyra edhe kreun FBI-së, Comey. Nëse raportime të tilla dalin si të vërteta, ky do të ishte skandali më i madh në presidencën e Trumpit.

Edhe një akuzë tjetër vërtitet rreth Trump. Në mediat amerikane u njoftua, se ai ka dhënë informacione të kategorizuara si sekrete, ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Me sa duket është bërë fjalë për informacione që lidhen me të ashtuquajturin "Shteti Islamik", me këtë trajtim jo sekret të këtyre informacioneve, Trump rrezikon burimet nga kanë ardhur informacionet, një shërbim sekret të huaj, fjala është për shërbimin informativ izraelit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 12:55  | Z.H. | 1,073 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ikën Spasovski vjen Nikolovski, ja ndryshimet kadrovike brenda LSDM-së
« Foto: » Kështu dukej në maturë vajza e Mimoza Mustafës dhe Shkumbin Kryeziut
« Foto: » Këngëtarja që mbanë kryq e agjëron Ramazan
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.