Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje,..
« Flet shefja e OSCE/ODIHR » Glover: Korniza zgjedhore ekziston, monitorojmë që ajo të realizohet
​Volvo nuk do të prodhojë vetura me dizel në të ardhmen
volvo_2.jpg

Volvo ka vendosur të heqë dorë nga gjenerata e ardhshme e motorëve dizel, pasi në këtë kompani konsiderojnë se shpenzimet e zhvillimit dhe prodhimit të motorëve dizelë do të ishin tepër të larta, për të përmbushur standardet rigoroze evropiane.

“Nga perspektiva e sotme është e qartë se nuk do të zhvillojmë gjeneratën e re të agregateve me dizel”, tha për Frankfurter alemajne zeitung shefi i Volvo, Hokan Samuelson, transmeton KosovaPress.

Ai këtë vendim e ka arsyetuar me faktin se kompanisë do  t’i kushtonte shtrenjtë prodhimi në harmoni me normat e reja rigoroze që kanë të bëjnë me uljen e emetimit të oksidit të azotit.  Megjithatë, siç thotë Samuelson, Volvo do të vazhdojë me prodhimin e motorëve dizel nga gjenerata e tanishme, të cilët kanë hyr në prodhim në vitin 2013, me synim që të ulin emetimin e gazrave të dëmshme, por vetëm deri në vitin 2023.

Ai dizelin alternativ e sheh në modelet elektrike dhe plug-in hibrid. Njeriu i parë i Volvo konsideron se standardet rigoroze për emetimin e gazrave do të ndikojë që automobilat me dizel në të ardhmen do të shtrenjtohen, ndërsa modelet plug-in hibrid do të shndërrohen në alternativë për blerësit kur bëhet fjalë për çmimin, por edhe për shkak të shpenzimit më të ulët të karburanteve.

Automobilat me motor dizel përbëjnë madje mbi 50% të automjeteve të sapo regjistruara në Evropë dhe madje 90%  e Volvo XC90 të shitur janë dizel.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 15:13  | L.E. | 568 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.