Të kalojnë 100 ditët e para, pastaj të gjykojmë kabinetin e ri qeveritar, thotë Males..
Analistët të ndarë lidhur me vendimin e BESËS që mos të jetë pjesë e kabintetit qever..
Kryeparlamentari Xhaferi të martën cakton seancë për zgjedhjen e qeverisë
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Me projektin "Mësojmë sipërmarrësi" deri më tani 72 mësimdhënës të trajnuar
projekt.jpg

Shkup, 18 maj- Rritje e cilësisë së mësimit për sipërmarrësinë në arsimin profesional është qëllimi i projektit rajonal "Mësojmë sipërmarrësi", i cili nga shtatori i vitit 2014 deri në qershor të vitit 2017 zbatohet në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Deri më tani në Maqedoni janë trajnuar 72, ndërsa në vijim është trajnimi i edhe 27 mësimdhënësve.

Në konferencën përfundimtare të projektit sot pati fjalim ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, ambasadorja austriake Renate Kobler dhe drejtoresha e Qendrës për arsim profesional dhe trajnim Ajshe Selmani.

Bartës kryesor i projektit rajonal është KulturKontakt nga Austria, ndërsa partnerë nacionalë në zbatimin e projektit në Maqedoni ishin Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Qendra për arsim profesional dhe trajnim, Qendra e vullnetarëve Shkup dhe të gjitha shkollat të cilat janë përfshirë në projekt.

Në kuadër të projektit, KulturKontakt duke punuar me ekspertët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova ka zhvilluar programe të reja për trajnimin e mësimdhënësve dhe metodologjive të reja inovative, qasje dhe materiale për ligjëratë dhe mësim të sipërmarrësisë në shkolla. Është përpunuar manual, i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërsa përveç kësaj ka edhe CD.

Ministri Lutfiu theksoi se arsimi sipërmarrës është midis prioriteteve të MASH-it dhe shtoi se është i nevojshëm zhvillim i frymës sipërmarrëse te të rinjtë.

"Zhvillimi i sipërmarrësisë rezulton me rritjen e kreativitetit, inovacionit dhe zhvillimit të prodhimeve dhe shërbimeve të reja të cilat nxitin rritje të konkurrencës dhe ndryshimeve strukturore në krijimin e vendeve të reja të punës", tha Lutfiu.

Përparimi i arsimit sipërmarrës në Maqedoni, siç tha, nuk do të ishte i suksesshëm nëse nuk do të ekzistonte vullneti për bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje te mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme.

Ambasadorja Kobler theksoi se ky është edhe një shembull i bashkëpunimit midis Austrisë dhe Maqedonisë në arsim. Sipas saj, nxënësit të cilët kanë njohuri për sipërmarrësi kanë mundësi më të mëdha për punësim.

Drejtoresha e Qendrës për arsim profesional dhe trajnim Ajshe Selmani, tha se në Strategjinë për mësim sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë 2020 theksohet përmirësim i aftësive të sipërmarrësisë dhe kompetenca në të gjitha nivelet dhe format e arsimit dhe trajnimit në bashkëpunim me sektorin e biznesit. 

Në konferencën përfundimtare morën pjesë trajnues, drejtorë, mësimdhënës dhe nxënës

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 16:06  | L.E. | 445 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Ermira Mehmeti: Hazbi Lika njeriu që mbajti gjallë frymën anti-VMRO në BDI
« Zhurnal mëson » LSDM amortizon votën shqiptare me një ministër pa resor, Ademi i angazhuar për zhvillim të barabartë rajonal
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.