« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kush janë ministrat dhe drejtorët që Rama i “sakrifikoi” për Bashën
thumbnail_IMG_7713-696x975.jpg

Marrëveshja e arritur mes kryeministrit, Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha do të sjellë si pasojë largimin e 6 ministrave dhe zv.kryeministrit.

Ndryshe nga sa parashikonte paketa “McAllister” që propozonte vetëm 4 ministra teknike, marrëveshja e arritur ka shkuar në 6 ministra teknikë dhe postin e zv/kryeministrtit.

Konkretisht largohen:

1.Zv.Kryeministër (Niko Peleshi)
2.Ministri i Brendshëm (Fatmir Xhafaj)
3.Ministri i Arsimit (Lindita Nikolla)
4.Ministri i Shëndetësisë (Ogerta Manastirliu)
5.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Olta Xhaçka)
6.Ministri i Financave (Arben Ahmetaj)
7.Ministri i Drejtësisë (Petrit Vasili)

Nga 6 ministrat që ikin, kujtojmë se tre prej tyre, respektivisht Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka dhe Olgerta Manastirliu kanë ushtruar detyrën e ministrit për vetëm dy muaj, kur kryeministri Rama vendosi të largojë nga qeveria Saimir Tahirin, Blendi Klosin dhe Ilir Beqaj. Një nga ministrat që Rama ka “sakrifikuar” për Bashën është edhe kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i cili gjithashtu ka pak muaj në këtë detyrë, pas vendimit për të shkarkuar nga ky post Ylli Manjanin, e propozuar po nga LSI.

Gjithashtu pjesë e marrëveshjes është edhe dhënia e 5 posteve të drejtorëve për opozitën. Emrat aktualisht mbajnë këto drejtori janë:

1. Drejtori i OSHEE (Ardian Çela)
2. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit (Artan Lame)
3. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave (Ilirjan Muho)
4. Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve (Miklovan Kopani)
5. Drejtori i Përgjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (Suela Popa).

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 19:20  | T.E. | 1,765 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.