« Analizë "BIRN" » Kryetari Sela nuk e zgjodhi problemin e ujit të pijshëm për struganët
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë..
Ja nevojat e qytetarëve të Sarajit që nuk i dëgjoi Bekim Murati ?
« Analizë » Historiku i të gjitha cikleve të zgjedhjeve lokale në Maqedoni
Valbona Mazreku zgjedhet Kryetare e degës së AKR-së në Prizren
AKRRRR.jpg

Prizren, 18 maj - Në prani të qindra simpatizantëve dhe përkrahësve, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot Kuvendin e degës së partisë në Prizren , ku me shumicë votash, Kryetare të degës zgjodhi Valbona Mazrekun.

Fillimisht Kuvendi ka nisur punimet me paraqitjen e dy kandidaturave për të paren e degës së partisë në Prizren.  Kandidatet në garë ishin Valbona Mazreku dhe Violeta Thaçi, të cilat me nga një fjalë rasti kërkuan besimin e delegatëve të pranishëm. Pas procesit të rregullt zgjedhor, me shumicë votash delegatët zgjodhën Valbona Mazrekun Kryetare të degës së AKR-së në Prizren.

Punimet e Kuvendit i përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli, i cili duke i falënderuar qytetarët e Prizrenit për përkrahje, tha se data 11 qershor do të jetë fundi i të keqes që e ka kapluar Kosovën. "Populli ynë meriton mirëqenie dhe jetë të dinjitetshme, e kjo do të bëhet me Presidentin Behgjet Pacolli dhe me AKR-në në qeverisje. Nuk mund të lejojmë degradimin e mëtejmë të shoqërisë tonë në punësim, edukim, shëndetësi dhe të gjitha sferat tjera të jetës”, ka shtuar ai.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Këshilltari i Presidentit Behgjet Pacolli për Ekonomi, Ibrahim Rexhepi, i cili tha se qershori do të sjelle ndryshime rrënjësore në Kosovë. “Qytetarët duhet t’ua japin rastin atyre që qeverisin me duar të pastra dhe që mundësojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha ai ndër të tjera.

Me këtë Kuvend, ristrukturimi i degës shënoi përmbylljen e procesit të konsolidimit të të gjitha nëndegëve, si dhe Forumeve të partisë edhe në Komunën e Prizrenit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 22:15  | B.M. | 700 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ra bora e parë në Maqedoni
Kjo është bashkëshortja bukuroshe e Sinan Vllasaliut
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.