Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
Michael Flynn në qender të hetimit mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhje
EA255C4F-38C1-49F9-8728-E7B016AEF364_w1023_r1_s.jpg

Gjenerali në pension Michael Flynn, një mbështetës politik i fortë i zgjedhjes së Donald Trumpit president dhe këshilltari i tij i parë për sigurinë kombëtare për 24 ditë, tashmë është e sigurtë se është në qendër të një hetimi nga një prokuror i ri i posaçëm, mbi lidhjet e njerëzve të fushatës së zotit Trump me zyrtarë rusë.

59 vjeçari Flynn ka qenë me kohë në qendër të polemikave gjatë 4 muajve të parë të presidencës së zotit Trump. Tashmë ai do të përballet me një shqyrtim të kujdesshëm pas emërimit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller, ish drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve.

Në vitin 2015, kur zoti Trump filloi garën presidenciale, zoti Flynn u pagua më shumë se 30,000 dollarë për të marrë pjesë në disa aktivitete në Moskë. Në njërën prej tyre ai u shfaq i ulur pranë presidentit rus Vladimir Putin gjatë një feste të rrjetit televiziv “RT” të kontrolluar nga Kremlini.

Presidenti Trump e shkarkoi zotin Flynn në muajin shkurt pasi përgjimet rutinë ndaj zyrtarëve të huaj treguan se ai kishte gënjyer nënpresidentin Mike Pence rreth kontakteve të tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington, gjatë javëve përpara se zoti Trump të merrte zyrtarisht detyrën.

Zoti Flynn u mbajt në punë për 18 ditë pasi prokurorja e përgjithshme në detyrë Sally Yates paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë se ai mund të ishte subjekt shantazhi nga rusët, pasi kishte çorjentuar nënpresidentin Pence.

Një ditë pasi presidenti Trump shkarkoi zotin Flynn, bashkëpunëtorë të ish shefit të FBI-së James Comey, i shkarkuar nga zoti Trump javën e kaluar, thonë se presidenti i kërkoi zotit Comey në një takim në Shtëpisë së Bardhë të heqë dorë nga hetimi ndaj zotit Flynn. Brenda një periudhe të shkurtër zoti Comey bëri një përshkrim të gjatë të bisedës së tij me presidentin.

 

Shtëpia e Bardhë thotë atë çfarë zoti Comey kujton nga bashkëbisedimi gjatë asaj periudhe, nuk janë të sakta. Ndërkohë, disa ekspertë ligjorë thonë se nëse kjo është e vërtetë, përpjekjet e zotit Trump për t'i dhënë fund hetimeve mbi zotin Flynn mund të interpretohen si pengesë për drejtësinë, një veprim që nxit procesin për shkarkimin e presidentit.

 

Shkarkimi i zotit Comey dhe raportet mbi përpjekjet e zotit Trump për të ndalur hetimin e zotit Flynn i çuan ligjvënësit: demokratët dhe disa republikanë të kërkojnë emërimin e një prokurori të posaçëm lidhur me hetimet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhje. Zoti Mueller do të luajë një rol të pavarur nga ai i kanaleve normale të autoritetit të Departamentit të Drejtësisë.

Ndërkohë, agjensia e lajmeve “Reuters” raportoi se zoti Flynn dhe ndihmës të tjerë të zotit Trump ishin në kontakte me zyrtarët rusë, si dhe të tjerë persona me lidhje me Kremlinin, në të paktën 18 biseda telefonike dhe emaile, në shtatë muajt e fundit të fushatës presidenciale, përpara votimit në 8 nëntor.

Zoti Flynn drejtoi Agjencinë e Zbulimit të Mbrojtjes për dy vjet nën ish presidentin Barak Obama, derisa u shkarkua në vitin 2014 për menaxhim kaotik të agjencisë.

Më vonë, zoti Flynn u shfaq si kritik i fortë i mënyrës se si ish presidenti Obama trajtoi çështjet e sigurisë kombëtare, duke mbështetur në të njëjtën kohë kandidimin e zoti Trump për president.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 22:17  | T.E. | 557 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.