Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
Eprori i UÇK-së: Saraj trajtohet nga Koce Trajanovski si "DOLLNO DUPENI"
18553990_10155987078429918_1476466059_o.jpg

Shkup, 18 Maj - Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Azbi Nuredini nuk është i kënaqur me trajtimin e Qytetit të Shkupit që po i bënë Komunës Saraj si pjesë e pesë komunave të qytetit, transmeton Zhurnal.mk 

Ai thotë se komuna Saraj me 40 mijë banorë po trajtohet nga qyteti i Shkupit si fshati i njohur maqedonas "Dollno Dupeni".

"Komuna e Sarajit me rreth 40 mijë banorë po trajtohet nga udhëheqja e qytetit të Shkupit si fshati "DOLNO DUPENI". E pyes publikisht Kryetarin e Qytetit të Shkupit, a është komuna e Sarajit pjesë e qytetit të Shkupit? Nëse po, atëherë pse pastrimi i rrugëve nga pluhuri në komunën e Sarajit trajtohet ndryshe nga ato të komunës Gjorçe Petrov Karposh, Qendër, Aerodrom? Po pyes kryetarin e Shkupit sepse kryetar komune në Saraj nuk ka, këtu ka udhëheqje parazit që janë instaluar si rezultat i vjedhjes së votave", thekson Nuredini.

Sipas tij, ata injorantë nuk duan të dinë se çka është helmimi i fëmijëve me pluhurin e papastërtisë që po i mbyt çdo ditë qytetarët dhe foshnjet në këtë komunë, pastrimi i rrugëve është detyrë institucionale e organeve komunale bashkë me ato të qytetit të Shkupit ku është pjesë edhe komuna e Sarajit.

"Çdo mëngjes të hershëm rrugët kryesore të komunave të qytetit pastrohen, lahen me ujë nga kamion special për pastrimin e pluhurit, ndërsa rrugët e komunës së Sarajit asnjëherë nuk pastrohen nga këta kamion për të larguar pluhurin që i mbyt për çdo dit banorët e posaçërisht fëmijët e kësaj komune", nënvizon ushtaraku Nuredini i cili ka qenë edhe kandidatë për kryetar komune në Saraj.

Nuredini potencon se banorët e Komunës së Sarajit marrin pjesë aktive në zgjedhjen e kryetarit të Shkupit, këshilltarëve dhe në organet e qytetit të Shkupit, por mirmbajtjen e pastërtive të rrugëve dhe shumë benifite tjera nga ndërmarrjet e qytetit nuk i marrin.

"Këtë "helmim" higjienik të banorëve të Sarajit e lejojnë grupi i injorantëve, të cilët udhëheqjen Komunale e kanë si shans të vetme për zgjedhjen e statusit të tyre material, ata aty erdhën nga biçikleta, duke plaçkitur gjithçka që ju vjen në dorë tash kan aparmente luksoze dhe milionat, ndërsa popullata po ngulfatet në bërllogun që krijuan këta parazitë", konsideron Azbi Nuredini.

Kjo gjendje e mjerueshme, shton ai nuk do të ndryshoj për deri sa në krye të komunës do vijnë parazitët, servilët e liderëve ose grupeve partiake që tu shërbejnë grupeve të tyre dhe liderëve, e jo për të zgjidh telashet e banorëve të komunës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 23:07  | D.J. | 10,445 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.