"Sputnik": Negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në NATO do të përfundojnë këtë vje..
Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për të akuzuarit në "Lagjen e Trimave"
« Analistët për Zhurnal: » Bojkoti i BESËS sinjal negativ dhe krijon amulli në opinionin publik
Nëse miratohet ligji për gjuhët para lokaleve, a do t’i rris Zaev votat te kampi shqi..
Bisedimet, opozita: Ok për “McAllister”. LSI: 16 korriku, datë e arsyeshme
1495055076SINKRON_22_5.jpg

Përfaqësuesit e partive të opozitës, në përfundim të takimit me ata të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike, kanë përcjellë mesazhin se mbështesin paketën “McAllister” për të tejkaluar ngërçin.

Ndërsa partneri qeverisës, LSI, është shprehur pro shtyrjes së zgjedhjeve për një datë të arsyeshme, 16 korriku, që paraqitet edhe në paketën në fjalë.

Petrit Vasili, LSI: Sa i takon LSI ne jemi të palëkundur se paketa McAllister duhet të zbatohet pikë për pikë. Nuk është vonë për ta miratuar. Ajo është një bazë racionale që i jep zgjidhje krizës, krijon besim për zgjedhje të lira dhe është e mirë për të gjithë. Është jetik vlerësimi i kohës pasi çdo minutë e humbur është një minutë në dëm të vendit dhe jo vetëm paketa McAllister por gjithë situata politike duhet parë me përgjegjshmëri. Pasi përndryshe rrezikojmë të rrëshqasim në pasiguri. Paketa McAllister ka një datë shtyrjeje, 16 korrik, që nuk është ndonjë kohë e gjatë, por një limit i arsyeshëm në kohë që siguron një moment optimal për të zgjidhur pakënaqësitë e opozitës. Paketa amerikane ishte një paketë e integruar, kështu që besoj se s'ka më hapësirë për diskutime.

Mimoza Hafizi, LIBRA: Insistojmë në standardet zgjedhore. Nuk ka kuptim që kjo krizë të zgjidhet vetëm mes disa partive të mëdha. Çdo shqiptar e di që standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrash, por me zgjidhje reale. Ndaj kusht mbetet numërimi elektronik. Drafti i diskutimit ishte paketa McAllister.

Fatmir Mediu, PR: Në tryezë kemi pozicione të përafërta, por dhe të ndryshme. opozita ka ritheksuar se ka miratuar paketën e Yee dhe ambasadorit Lu, kjo është paketa McAllister dhe propozimet e tjera të integruara. kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive politike, vec zotit Rama. Opozita është e gatshme ta miratojë këtë paketë, të votojë vettingun dhe të procedohet me zgjedhje. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mos ndikohen nga droga por nga standardet. Vlerësoj angazhimin e LSI, PDIU dhe LIBRA që shprehën gatishmërinë për ta mbështetur këtë paketë.

Shpëtim Idrizi, PDIU: Është shumë mirë që po takohen. Nga gjithë qëndrimet që u mbajtën në tryezë, takimi Rama-Basha po vazhdon dhe ne jemi në pritje. Politika shqiptare gjithmonë ka treguar se i lë gjërat në minutën e fundit.

Ndërkohë, pas tryezës ka nisur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha. Ndërsa pjesëmarrës të tjerë në këtë takim, si Dashamir Shehi dhe kreu i PDK, Nard Ndoka nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata për mediat.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 09:38  | Z.H. | 424 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
E kanë kënduar gati në çdo këngë, ky është vëllai i Motrave Mustafa (Foto)
Plagosë të ëmën në Qendër të Shkupit
Andrra e Lulja dalin për kafe, por me kënd?! Nuk është as Meda as Sinani (Foto)
Shkup, tërheq zvarrë gruan për toke, i vjedh kuletën
Aksident i tmerrshëm me motor në Hasanbeg, përfundojnë me eshtra të thyera fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeçare
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.