Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Mrekullia e votës shqiptare nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale
Taravari: Çdo kandidaturë e LR-PDSH-së për zgjedhjet lokale do të kalojë në optikën e..
DASH kërkon nga Maqedonia të angazhohet në luftën kundër terrorizmit
Dita ndërkombëtare e muzeve
day_1.jpg
Loading...

Shkup, 18 maj- "Muzetë dhe historitë kontestuese - duke e thënë të pathënën në muze" është tema e shënimit të sivjetmë të 18 Majit - Ditës ndërkombëtare të muzeve.

Temën këtë vit e dha Këshilli ndërkombëtar i muzeve (ICOM) dhe vlen për të gjitha vendet për vitin 2017, ndërkaq fokusohet në rolin e muzeve, të cilët, duke punuar për të mirën e shoqërisë, bëhen qendra të pajtimit të popujve.

"Duke zgjehdur të thuhet e pathëna në muze, tema e Ditës ndërkombëtare të muzeve për vitin 2017 flet për atë se si të kuptohen aspektet e pakuptueshme nga historitë kontestuese, karakteristike për njerëzimin. Ajo gjithashtu i nxitë muzetë të luajnë rol aktiv në zgjidhjen e qetë të hiatorive traumatike përmes ndërmjetësimit, shprehjes së pikëpamjeve të ndryshme dhe fokusohet në lidhjen ndërmjet paramendimit të së ardhmes, e cila i tejkalon temat tabu dhe çon drejt mirëkuptimit më të mirë të ndërsjelltë", ceket për Ditën e muzeve.

Në Maqedoni, Dita internacionale e muzeve, me një sërë aktivitetesh do ta shënojnë Galeria nacionale e Maqedonisë me të gjitha objektet e veta ekspozuese dhe Muzeu arkeologjik i Republikës së Maqedonisë.

Në kontekst të shënimit të Ditës së muzeve, në Hamamin e Duat pashës, gjatë tërë ditës so të vendoset ekspozita e absolventëve nga Fakulteti për arte figurative pranë Universitetit të tetovës, nga klasa e prof. Reshat Ameti.

Përveç ekspozitave dhe aktiviteteve të cekura, në kuadër të manifestimeve "18 Maji - Dita ndërkombëtare e muzeve", Galeria nacionale e Maqedonisë do të marrë pjesë në shënimin e "Natës evropiane të muzeve 2017" që do të mbahet më 20 maj të këtij viti.

Sot dhe më 20 maj, të gjitha tre objektet e Galerisë nacionale të Maqedonisë - Hamami i Daut pashës, Çifte Hamami dhe Qendra multimedijale Stacioni i Vogël do të jenë të hapura për vizitë prej orës 10 deri në orën 22, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë.

Dita internacionale e muzeve tradicionalisht shënohet në 18 maj prej vitit 1977, me qëllim që të ngritet vetëdija për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturore në zhvillimin e një shoqërie.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 09:39  | L.E. | 547 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Marrja e patent shoferit pëson ndryshime, ja rregullat e reja në projektligj
Rushiti për Zhurnal: Osmani, figurë emblematike që i tejkalon përmasat lokale
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Pushuesit mbeten pa fjalë, me trupin si sirenë të deputetës së Kuvendit të Kosovës! (Foto)
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.