Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje,..
« Flet shefja e OSCE/ODIHR » Glover: Korniza zgjedhore ekziston, monitorojmë që ajo të realizohet
SHBA: Mbështetni kandidatët e pakorruptuar
delawie_7533_1.jpg

Prishtinë, 18 maj - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje partive politike që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë t’i mbështesin ata persona të cilët nuk janë të njollosur me afera korruptive.

Sipas Ambasadës së SHBA-së kandidatët e partive politike duhet të jenë shembull për të gjithë qytetarët e vendit, duke përfshirë femrat dhe të rinjtë.

Më tutje Ambasada Amerikane, duke mos dashur t’i komentojë koalicionet e fundit të arritura në vend, u ka dërguar një porosi të gjithë kandidatëve që ta ndjekin thirrjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy për të punuar për vendin dhe qytetarët e tij.

Ndërkohë duke folur për zgjedhjet e 11 qershorit SHBA-ja pret që ato t’i përmbushin standardet evropiane, shkruan “Zëri”

Në zgjedhjet jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor në listat për deputetë të Kuvendit të Kosovës pritet që të kenë edhe kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin. Kjo për faktin se Kosova ende nuk ka një ligj apo kod të mirësjelljes, i cili ua ndalon personave të cilët janë nën hetime apo kanë aktakuza të kandidojnë për deputetë.

E rreth këtyre problemeve dhe pastrimit të listave të partive politike jo rrallë herë kanë reaguar ambasadat e huaja në Prishtinë.

Në një prononcim për gazetën “Zëri” edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes zëdhënëses Michelle Schohn, u ka bërë thirrje partive politike që t’i mbështesin kandidatët e pakorruptuar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 09:41  | Xh.I. | 595 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.