Të kalojnë 100 ditët e para, pastaj të gjykojmë kabinetin e ri qeveritar, thotë Males..
Analistët të ndarë lidhur me vendimin e BESËS që mos të jetë pjesë e kabintetit qever..
Kryeparlamentari Xhaferi të martën cakton seancë për zgjedhjen e qeverisë
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
“Mobilizim për t’i pamundësuar manipulimet në zgjedhje!”
zgjedhjet-kosove-640x358.jpg

Prishtinë, 18 maj - Njohësit e proceseve zgjedhore, Blerim Burjani dhe Albert Krasniqi, u kanë bërë thirrje organeve të përfshira në procesin e administrimit të zgjedhjeve, që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi, në mënyrë që më 11 qershor të kemi proces të rregullt zgjedhor, pa keqpërdorime dhe pa manipulim të votave.

Albert Krasniqi nga rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim” ka thënë se tashmë ka filluar mobilizimi për vëzhgimin e plotë të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se edhe në këto zgjedhje “Demokracia në Veprim” do të jetë e pranishme në çdo vendvotim për ta ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.

“‘Demokracia në Veprim’, si grup i gjerë i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve, është mobilizuar për ta bërë vëzhgimin e plotë të procesit zgjedhor të 11 qershorit. Jemi duke planifikuar që edhe këtë herë t’i mbulojmë të gjitha vendvotimet në Kosovë në mënyrë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të asaj se çfarë po ndodh në ditën e zgjedhjeve dhe të raportojmë për këto shkelje në mënyrë që ta ruajmë integritetin e procesit zgjedhor”, ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se në dy palë zgjedhjet e fundit, procesi zgjedhor ka qenë i kontrolluar dhe nuk ka pasur shumë manipulime.

Ai u ka bërë thirrje organeve që janë të përfshira në procesin e administrimit të zgjedhjeve, që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi në mënyrë që më 11 qershor të kemi një proces të rregullt zgjedhor pa keqpërdorim dhe manipulim të votave.

Por njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se edhe zgjedhjet e 11 qershorit mund të përcillen me parregullsi.

Ai u ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë të jenë aktive për t’i siguruar kushtet e domosdoshme për të votuar qytetarët si dhe të përkujdesen që të ndodhin sa më pak keqpërdorime apo probleme të tjera që do ta kishin zbehur procesin dhe legjitimitetin e tij.

“Zgjedhjet e parakohshme janë zgjedhje ku përfshihen të gjitha procedurat për një kohë të shkurtër veprimi të KQZ-së. Pozitive mund të jetë organizimi teknik, por këto zgjedhje nuk prodhojnë standarde të mirëfillta, pra mund të ketë parregullsi sa i përket procesit të mbarëvajtjes. KQZ-ja, Policia dhe Prokuroria gjithmonë janë përkrahëse të procesit zgjedhor dhe kredibilitetit të tij. Policia dhe Prokuroria duhet të jenë aktive për t’i siguruar kushtet e domosdoshme për t’i votuar qytetarët, si dhe duhet të përkujdesen që të ndodhin sa më pak keqpërdorime apo probleme të tjera që do ta kishin zbehur procesin dhe legjitimitetin. Deri më tash mekanizimi i sigurisë në procesin zgjedhor ishte i kënaqshëm”, ka deklaruar Bujrani, duke shtuar se teknikisht këto zgjedhje mund të organizohen, por validiteti i tyre demokratik nuk është i qartë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 09:43  | Xh.I. | 344 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Ermira Mehmeti: Hazbi Lika njeriu që mbajti gjallë frymën anti-VMRO në BDI
« Zhurnal mëson » LSDM amortizon votën shqiptare me një ministër pa resor, Ademi i angazhuar për zhvillim të barabartë rajonal
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.