"Sputnik": Negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në NATO do të përfundojnë këtë vje..
Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për të akuzuarit në "Lagjen e Trimave"
« Analistët për Zhurnal: » Bojkoti i BESËS sinjal negativ dhe krijon amulli në opinionin publik
Nëse miratohet ligji për gjuhët para lokaleve, a do t’i rris Zaev votat te kampi shqi..
Kusari-Lila ka një porosi për Haradinajn
1495090402-Mimozaa.jpg

Prishtinë, 18 maj - Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e ka porositur kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ta ketë parasysh se askush nuk ia garanton postin e kryeministrit, pas datës së zgjedhjeve.

Kusari-Lila kujtoi disa herë veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës, që, sipas saj, kanë shkuar në dëm të subjekteve politike.Madje, ajo tha se sot ka qenë fyerje për familjet, kur në fshatin Shqiponjë të Gjakovës, u bë fushatë në ditë përkujtimore të rënies së 33 dëshmorëve të këtij fshati.

Kusari-Lila, partia e së cilës ka bashkuar forcat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë në TV Dukagjini se ka besim në partnerët e koalicionit që ka zgjedhur.“Nëse ka thyerje të besimit bie edhe mënyra për qeverisje më ndryshe. Ne kemi besim tek partnerët që kemi zgjedhur”, është shprehur ajo.“Nëse nuk ka vullnet për të hyrë në bashkëqeverisje atëherë ai vullnet nuk mund të tregohet vetëm në thyerjen e marrëveshjes por edhe në gjëra tjera. Ne nuk flasim për marrëveshje të noterizuara por në bazë të ngjashmërisë së programeve”, ka thënë Kusari-Lila.Ndërkaq, Korab Sejdiu, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, në koalicion bashkë me LDK’në e Alternativën, ka thënë se me LDK’në është biseduar për dikasterin e ekonomisë para se të arritej marrëveshja për koalicion.“Nuk është diskutuar në veçanti madje as posti i presidentit sepse e kemi presidentin. Është biseduar që AKR të jetë motor i aspekteve ekonomike. Është biseduar që programi i AKR-së të përdoret për ekonominë, pastaj është biseduar edhe për fushën e sundimit të ligjit si dhe në mënyrë teknike për radhitjen e deputetëve”, ka thënë ai .Sejdiu ka treguar se kërkesa e AKR-së ka qenë që të vendosen në blloqe kandidatët për deputetë.“Ne kemi 22 vende ku numri 2 do të jetë Presidenti Behgjet Pacolli, dhe në dy blloqe nga 10 deputetë. Në këtë mënyrë votuesit do ta kenë më të lehtë ti gjejnë kandidatët tanë”, ka thënë ai.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 09:44  | Xh.I. | 1,547 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
E kanë kënduar gati në çdo këngë, ky është vëllai i Motrave Mustafa (Foto)
Andrra e Lulja dalin për kafe, por me kënd?! Nuk është as Meda as Sinani (Foto)
Plagosë të ëmën në Qendër të Shkupit
Shkup, tërheq zvarrë gruan për toke, i vjedh kuletën
Aksident i tmerrshëm me motor në Hasanbeg, përfundojnë me eshtra të thyera fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeçare
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.