« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Domethëniet që kanë këto simbole të çuditshme në karikuesin tuaj të celularit
celular.jpg

A e keni parë ndonjëherë pjesën e prapme të karikusit të telefonit, me gjithë ato shenja dhe simbole të çuditshme të cilat nuk ju janë të qarta? Këto janë shpjegimet për to.

1. Shenja e madhe “CE”

Kjo shenjë është simbol i deklaracionit nga shkurtesa franceze “ConformiteEuropeene”, që do të thotë që aparati është në harmoni me standardet evropiane të prodhimit.

Kjo gjithashtu do të thotë që aparati është në harmoni me dispozitat të cilat i kërkon Direktiva evropiane e sigurisë, e shëndetit dhe e mbrojtjes së ambientit jetësor. Kjo ua mundëson produkteve aziatike që të shiten në Evropë.

2. Simboli i shportës së mbeturinave

Kjo shenjë u është e njohur të gjithëve, mirëpo a e keni ditur se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Kjo shenjë shënon që mbushësin nuk bën ta hidhni në shportë, sepse bën pjesë në kategorinë e mbetjeve elektronike.

Mbushësi do të duhej të dërgohej në qendrën lokale të riciklimit të mbetjeve në mënyrë që të riciklohet si mbetje elektronike dhe pajisje elektrike.

3. Simboli i shtëpisë

Do të thotë që aparati është i dedikuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak, jo për përdorim industrial.

Produkti nuk bën të mbahet nën ngarkesë të madhe nga kapaciteti i tij dhe do të punojë vetëm në tensionin standard “shtëpiak” prej 200-220 voltësh.

4. Katrori i dyfishtë

Ky simbol është shumë i rëndësishëm. Shumica e konsumatorëve janë të mësuar të blejnë mbushës lokal, ndërkaq brendet lokale nuk e kanë shenjën e këtillë.

Brendet e mbushësve të cilët e kanë këtë shenjë do të thotë që aparati posedon izolimin dhe është i sigurt për përdorim.

5. Simboli “PCT”

Ky simbol do të thotë që produkti është në harmoni me dispozitat GOST-R. GOST në rusisht do të thotë “Gosudarstveniistandart” dhe shënon standardet të cilat i ka vënë shteti rus.

GOST është grupi i standardeve rregullatorë, të cilat i ka vënë Këshilli evropiano-aziatik për standardizim, metrologji dhe certifikim (EASC).

6. Simboli “V”

Simboli “V” në mbushësin e telefonit mobil është niveli i efikasitetit dhe të gjitha këto nivele të standardeve janë shenjë e efikasitetit të mbushësve të brendeve mesatare.

Disa shtete kanë standardetë tjera dhe kjo është arsyeja përse ekzistojnë simbole të ndryshme në një mbushës. Nivelet e ndryshme të shteteve të mëdha janë SHBA – niveli IV, Kanadaja – niveli III dhe Unioni Evropian – niveli V.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 10:45  | L.E. | 594 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Përralla që zgjojnë nga gjumi
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.