Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sela nuk e zgjodhi problemin e ujit të pijshëm për struganët
“Koçan”, Selmani: Supremja e kapituloi drejtësinë në Maqedoni
Prof._Dr._Bashkim_Selmani_909a2.jpg

Shkup, 19 maj - Gjykatësja e procedurës paraprake, Daniela Dimovska vendosi se nuk ka paraburgim për afaristin Sead Koçan i cili prej dy muajsh ishte jashtë vendit. Koçanit i është marr pasaporta që donë të thotë se nuk do të mundet të largohet jashtë vendit për “udhëtime zyrtare” ndërkohë si garancion ka dhënë edhe një shumë prej 1 milion eurosh për lirinë e tij.

Që Sead Koçan të mos kalojë asnjë natë në burgun e Shutkës personalisht u kujdes kumbari i Trajko Veljanoski dhe shefi i Supremes, Jovo Vangellovski. Përmes rotacioneve në Këshill u sigurua mundësi që paraburgimi të tërhiqet.

Për eksperin juridik Bashkim Selmani vendimi i gjykatës supreme lidhur me Sead Koçan është skandaloz dhe turp për drejtësinë e Maqedonisë.

Ai për Zhurnal thotë se shumë shqiptar për mosparaqitje të tatimeve në shumë prej 3 ose 4 mijë euro kalben nëpër burgje, ndërsa këtu kemi miliona në pyetje, dhe Sead Koçan u la i lirë. Sipas tij kjo është kapitulim i drejtësisë nga personat që janë nën dirigjenca të VMRO-së.

“Është fakt që gjyqësia e VMRO-së tanimë dëshmoi edhe pas vendimit të fundit sa i përket z.Sead ku dihet se pjesa tjetër e shqiptarëve është e përmbushur me vepra penale të karakterit shumë më të lehtë dhe kjo identifikon një turp të madh për drejtësinë e Maqedonisë, poashtu një kapitulim, është e papranuar edhe në aspektin e brendshëm për vet qytetarët të jenë dëshmi lajthimi dhe në aspektin e jashtëm është një kapitulim i drejtësisë të cilën e identifikuan vet keqbërësit që kanë në dorë pushtetin gjyqësor. Pra është e papranuar dhe është e çuditshme sepse kategorizimi dhe klasifikimi hulumton veprat penale të karakterit siç janë vjedhja ose korupsioni dhe elemente tjera dhe këtu kemi drejtpërsëdrejt shkatërrimin e buxhetit të Maqedonisë dhe milionat që janë në pyetje atëherë pse duhet t’i mbajmë personat të cilët për 1 mijë  apo 4 mijë euro kanë bërë fshehje të tatimit të kompanive që i mbajnë nëpër burgje”, ka deklaruar Selmani duke shtuar se duhet domosdo të bëhet revizion i gjyqësisë, dhe personat që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe uljen e imazhit të drejtësisë së Maqeodnisë, duhet të përgjigjen. Selmani është decid ku thotë se drejtësia në Maqedoni kapituloi nga Gjykata Supreme dhe gjykatat tjera.

“Pra unë këtë dua ta identifikojë këtë si një proces të panjohur edhe në aspektin e drejtësisë edhe në aspektin e shkencave juridike dhe këtë mund ta quajmë si një kapitulim i sistemit të së drejtës por besoj që në të ardhmen do të bëhet një revizion komplet gjyqësisë së Maqedonisë dhe pikërisht këto duhet të jenë personat e parë që duhet të përgjigjen. Ne presim që reformat e para do të ndodhin. Këta individë që kanë keqpërdorur pa marrë parasysh Gjykata Supreme ose gjykatat e tjera duhet të ngrihen padi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe uljen e imazhit të gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë. Drejtësia në Maqedoni kapituloi nga vet gjykata Supreme dhe Gjykatat e tjera”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar Bashkim Selmani.

PSP-ja njoftoi se për vendimin do të ankohet në Gjykatën Penale, ato dyshojnë se kinse gjendja e tij shëndetësore është jo e mirë. Megjithatë avokati i tij, Nikolla Dodevski, mbrëmë deklaroi se Koçan nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.


"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 11:16  | Xh.I. | 1,532 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kjo është bashkëshortja bukuroshe e Sinan Vllasaliut
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Ra bora e parë në Maqedoni
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.