« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Sot në Prishtinë fillon festivali ndërkombëtar i artit të grafitit
prishtin.jpg

Prishtina do të jetë nikoqirja e vetme bashkë me Zagrebin në Ballkan të njërës ndër ngjarjeve më të mëdha të artit të grafitit “Meeting of Styles”, apo takimi i stileve.

Kjo ngjarje pritet të pasurojë Prishtinën me një vepër të artit publik të punuar nga 60 artistë ndërkombëtarë dhe vendorë, ku përveç punimit të grafitit nga sot deri 21 maji do të ketë edhe përformanca, ushqim, prezantim të produkteve si dhe muzikë.

Sipas një njoftimi të Qendrës për Zhvillim të Artit, këtë vit, Milano, Prishtina, Londra, Majami, Madridi, janë disa nga 32 qytetet nikoqire të ngjarjes më të madhe ndërkombëtare të artit në hapësira publike.

“Prishtina do të vizitohet nga më shumë se 60 artistë të përzgjedhur nga e mbarë bota, të cilët e kanë përqendrim artin e grafitit, “beatbox”, tattoo, dhe rap muzikës. Ngjarja do të ofroj edhe punëtori teknike për artistë të rinj. Artistëve të huaj do ti bashkëngjiten edhe 20 artistë të ndryshëm nga vendi.Qytetarët nga data 19 deri 21 maji do të kenë mundësi që të shohin nga afër gjithë artistët duke pikturuar mbi 300 metra muri në rrugën B në Prishtinë, si dhe shumë aktivitete tjera për të rinj. Vizitorët në ngjarje do të kanë mundësi të provojnë pije, ushqim, si dhe të blejnë produkte origjinale të industrisë së modës dhe asaj kreative, nga artistë ndërkombëtarë dhe kosovarë”, thhet në njoftim.

Meeting of Styles është organizuar nga Qendra për Zhvillim të Artit, organizatë kosovare e cila po ashtu organizon festivalin tashmë tradicional Guerilla Art Festival. / KultPlus.com 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 11:04  | L.E. | 625 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.