« Analistët për Zhurnal » Qeveria e re qartëson orientimin e partive politike shqiptare
Ramabaja: Qeveria e re e Maqedonisë në funksion të stabilitetit
Lajçak: Shpresoj se me qeverinë Zaev do të marrë fund kriza politike në Maqedoni
« Ish-ministrat e Qeverisë së Maqedonisë » Ministrat e rinjë të tejkalojnë vetëveten
Muzeu Historik Kombëtar nxjerr në dritë "Thesare të argjendarëve vendas"
muze_2.jpg
Loading...

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për vitin 2017 ishte: “Muzetë dhe historitë tabu: Të flasësh pa fjalë në muze ose të thuash të paimagjinueshmen”.

Kjo temë përqendrohej në rolin e muzeve, të cilët duke punuar në dobi të shoqërisë, shndërrohen në pika kyçe për nxitjen e marrëdhënieve paqësore mes njerëzve, përcjell KultPlus.

Për të katërtin vit radhazi, Muzeu Historik Kombëtar përfshihet në një aktivitet shumë dimensional nën titullin “Dita Ndërkombëtare e Muzeve”, përcjell KultPlus.

Muzeu Kombëtar e ka kthyer në traditë tashmë, që në Natën dhe Ditën e Muzeve, më 17 dhe 18 Maj, të trajtojë temën e shpallur nga ICOM-i dhe të shpalosi shenjat dalluese të kësaj dite, të përcaktuara zyrtarisht nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, duke u bërë pjesë integruese e ICOM-it, (Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) me temën dhe dizajnin e përbashkët të të gjithë muzeve botërorë.

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për vitin 2017 ishte: “Muzetë dhe historitë tabu: Të flasësh pa fjalë në muze ose të thuash të paimagjinueshmen”. Kjo temë përqendrohej në rolin e muzeve, të cilët duke punuar në dobi të shoqërisë, shndërrohen në pika kyçe për nxitjen e marrëdhënieve paqësore mes njerëzve.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e një ekspozite me punime argjendi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi tha se “gjatë punës hulumtuese për katalogimin dhe inventarizimin e objekteve, që gjenden në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, kemi arritur të evidentojmë një kryq prej argjendi, që i përket kishës së Shën Mërisë, në Elbasan. Kryqi prej argjendi në të dy anët paraqet skena ikonografike, të cilat janë gdhendur me finesë nga Janko Voskopojari në vitin 1748. Gjatë punës hulumtuese gjithashtu kemi mundur të evidentojmë dy mbulesa prej argjendi”.

E para, sipas tij, i përket ikonës së Shën Gjergjit, e cila ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën Gjergjit në Nokovë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Mbulesa e dytë i përket ikonës së Shën e Premtes, që ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën e Premtes në Selckë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Objektet e tjera të ekspozuara janë: brerore, kapakë ungjilli, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, kuti lipsanesh, etj. Restaurimi i tyre u krye në laboratorin e konservimit të koleksioneve të Muzeut Historik Kombëtar nga laborantët e Sektorit të Konservimit të Koleksioneve nën drejtimin e Prof. Ass. Dr. Frederik Stamatit”.

Vetë profesor Stamati falenderoi punën e specialistëve të laboratorit dhe të vetë Muzeut Kombëtar për sjelljen në dritë të këtyre punimeve të harruara, që sipas tij, u ndriçuan kur në formën e tyre të gjetur nuk kuptoheshin se çfarë ishin.

Ekspozita “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” përmban 19 objekte prej ari dhe argjendi, të cilat janë punuar nga argjendarët vendas. Nga mbishkrimet që gjenden të skalitura mbi to vërtetojmë se i përkasin shek. XVII-XVIII.

Në fondin e Muzeut Historik Kombëtar gjenden mjaft objekte të punuara me ar dhe argjend: mbulesa ikonash, brerore, kapakë ungjijsh, potirë, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, temjanica, kuti lipsanesh, etj. Teknika e punimit të arit dhe argjendit ka qenë pjesë e pandarë e kulturës dhe e traditës sonë kombëtare. Objektet janë punuar me teknikat e rrahjes e të gdhendjes, si edhe me përdorimin e mjaft veglave që krijoheshin nga vetë zejtarët për zbukurimin e objekteve.

Ekspozita “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” do të qëndrojë e hapur nga data 18 maj deri më 4 qershor 2017, në Pavijonin e Ikonave të Muzeut Historik Kombëtar”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 11:07  | L.E. | 359 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Fustani mahnitës i Nora Istrefit në dasmën e vëllaut të Valdrin Sahitit
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
« Foto: » Xhesika çmend turqit me këto foto përvëluese
« VIDEO: » Ku e mori Adelina Tahiri vilën super-luksoze?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.