UNS propozon Prof.Dr. Sejfulla Osmanin për Kryeprokuror të shtetit
« Analistët » Zaev po përmirëson raportet ndërfqinjësore që Gruevski i pati rrënuar
Kryeministri Zaev shpalosi propozimet për zv.ministra të qeverisë së re
Sheshi "Skënderbeu", drejtë një pamje grandioze kombëtare me figura dhe monumente më ..
Kush po e paguan Manevskin që të flet ashpër kundër Zaevit ?!
Screenshot_8_7.jpg

Shkup, 19 Maj Zhurnal.mk - Ish ministri i drejtësisë në qeverinë Gruevski dhe antar i udhëheqësisë së ngushtë të VMRO-DPMNE-së, Mihajllo Manevski, në një kolumë të tij në "Kurir" thotë se Maqedonia gjendet para një tundimi të madh dhe se liderit të LSDM-së, Zoran Zaev nuk duhet që t'i besohet edhe pse ai para popullit dhe para institucionit Kryetar i shtetit ka garantuar rruajtjen e unitaritetit të shtetit, transmeton Zhurnal.

Kush mund tu besojë fjalëve se do ta ruajë unitaritetin e vendit, kur në praktikë po ndodh krejtësisht e kundërta. Zotan Zaev dhe "LSD" nuk reguan për degradimin që i bëri flamurit shtetëror në kabinetin e kryeparlamentarit dhe paralajmërimit të Talat Xhaferit se seancat e Kuvendit do t'i udhëheq në gjuhën shqipe, që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Deklarimet e Zoran Zaevit që janë të përgatitur me një shkresë për të konfirmuar para zotit Ivanov "konfirmime" e tyre ose vërtetimet për ruajtjen e unitariteti të Republikës së Maqedonisë dhe respektimit të plotë të Kushtetutës, nuk kanë një mbulim real. Këto janë gënjeshtra të mëdha dhe premtime boshe me të cilat Zoran Zaev po shërbehet gjatë kohë. Ky është kapaciteti psikologjik i tij."

Ai më tej vazhdon duke e akuzuat liderin e LSDM-së se e ka pranuar në tërësi deklaratën e partive shqiptare e cila , sipas tij, ishte e publikuar pikërisht në festën më të madhe të të krishterëve ortodoks, në "Krishtlindje", kur qytetarët ishin duke festuar dhe se ai nuk ka kërkuar falje publike pasi sipas tij, ka fyer rëndë ndjenjën e të krishterëve ortodëks me këtë veprim.

"Në tërësi e ka pranuar Platformën e Tiranës për rënimin e Maqedonisë, e botuar më 7 janar nga tre partitë parlamantere politike shqiptare në Krishtlindje, festës më të madhe krishtere. Kjo është bërë në një kohë kur qytetarët kishin braktisur kishat dhe ishin duke u përgatitur për drekën solemne.Për një urim të tillë të festës nuk ka kërkuar faëje publike, me të cilën i ka lënduar thellësisht ndjenjat e të krishterëve ortodoksë."

 Gjithashtu ai vjell vrer edhe për liderët e Shqipërisë dhe të Kosovës të cilët publikisht kanë përshëndetur vendimin e partive politike shqiptare në Maqedoni për të bashkëpunuar dhe për t'i realizuar të drejtat e popullit shqiptar në Maqedoni në forma demokratike.Poashtu ai akuzon edhe faktorin ndërkombëtar që po përkrah politikat e Zaevit dhe të partive politike shqiptare.

Këto deklarime të këtij ish ministri, që ndryshe njihet edhe si njeri i afërt  dhe njeri besnik i Gruevskit në këto muajt e krizës është bërë tepër aktiv duke kritikuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev i cili mori mandatin për formimin e qeverisë së re, dhe sipas të gjitha gjasave jo që do ta dërgojë Gruevskin në histori po ka gjasa reale që ai të dërgohet edhe në "Idrizovë", dhe për këtë ai po mundohet që t'i tregojë popullit se çka dëshiron të arrijë Zaevi dhe se çfarë njeriu është ai për popullin maqedosas, i cili për dy vite rresht beteja të panumërta arritë që më në fund ta thejë regjim autoritar dhe diktatorial të Gruevskit dhe klikës së tij, pjesë e së cilës është edhe ky Mihajllo Manevski.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 12:19  | A.SH | 3,433 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video Ekskluzive » Presidenti Ivanov shtron iftar në rezidencën e tij, thirret ezani me kërkesë të kreut të BFI-së
“Feridja” në lidhje me aktorin e serialit “Më fal” (Foto)
Sheshi "Skënderbeu", drejtë një pamje grandioze kombëtare me figura dhe monumente më të rëndësishme të historisë shqiptare
Kush është Remzi Mehmedi, zv.ministri i ardhshëm në Ministrinë për Transport dhe Lidhje?
UNS propozon Prof.Dr. Sejfulla Osmanin për Kryeprokuror të shtetit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.