« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
Kallëzime penale për edhe dy pjesëmarrës në parregullsitë në Kuvend
99098026_1.jpg

Shkup, 19 maj - SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.B. (60) nga Tetova dhe A.SH. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerje të veprës penale "pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare" sipas nenit 384 nga Kodi penal për pjesëmarrje në trazirat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Siç informoi MPB-ja. A.B. pasi me dhunë kishte hyrë në Kuvend, në sallën e konferencave është shtyrë dhe ka tentuar fizikisht të përleshet me sigurimin e deputetit O.S. duke i drejtuar kërcënime. 

 

A.SH. me dhunë e kishte hapur derën e hyrjes në Kuvend, duke e goditur me këmbë dhe duar, me këtë rast duke i shtyrë dhe i tërhequr nëpunësit policorë të cilët ishin në kordonin para derës.

 

"Për veprimet e ndërmarra të dy të akuzuarve janë siguruar video incizime, me ta është kryer bisedë në të cilën tërësisht tërësisht i kanë sqaruar veprimet e ndërmarra, pas çka janë liruar", kumtoi MPB-ja.

 

Sipas ftesës paraprakisht të dorëzuar, në hapësirat e SPB Shkup është kryer bisedë me personin S.S: (38) nga Shkupi, pas çka personi është liruar. Në konsultime me Prokurorin publik do të ketë parashtresë adekuate. Gjithashtu, është kryer bisedë edhe me personat O.R. (42) dhe S.M. (51) të dy nga Shkupi dhe të punësuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim.

Sektori për punë të brendshme Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike Shkup edhe më tej ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur më 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe sigurimin e personave tjerë të denoncuar penalisht, si dhe në identifikimin dhe dokumentimin e personave tjerë pjesëmarrës në ngjarje

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 12:33  | Z.H. | 1,602 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Sela për Zhurnal: Në zgjedhjet lokale do ta trefishojmë rezultatin, Avdiu konfirmohet si kryetar dege në Çair
Ethe hemorragjike "Hantaan" mbyten babë e birë, zbulohet infektimi që u përhap në Simnicë
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
Blerona me foto seksi nga shtrati (Foto)
Njihuni me femrën që dikur ka qenë dashuria e parë e Noizy-t, ja historia e tyre (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.