Të kalojnë 100 ditët e para, pastaj të gjykojmë kabinetin e ri qeveritar, thotë Males..
Analistët të ndarë lidhur me vendimin e BESËS që mos të jetë pjesë e kabintetit qever..
Kryeparlamentari Xhaferi të martën cakton seancë për zgjedhjen e qeverisë
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Rusia dënon ashpër sulmet amerikane ndaj bazës siriane
bombing_0-655x356.jpg

Sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ndaj forcave të që mbështet qeveria siriane Rusia e konsideron të papranueshëm dhe në shkelje të sovranitetit të vendit, tha zëvendësministri i jashtëm rus Genadi Gatilov.

“Çdo veprim ushtarak që çon në përkeqësimin e situatës në Siri patjetër ndikon në procesin politik. Sidomos nëse veprime të tilla janë kryer kundër forcave të armatosura siriane … Kjo është krejtësisht e papranueshme; Kjo është shkelje e sovranitetit sirian. Natyrisht, kjo nuk ndihmon procesin politik”, deklaroi të premten ministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov.

Damasku tha të premten se sulmet amerikane dhe aleatëve të saj goditën një pozicion të ushtrisë siriane në rrugën Al-Tanf në shkretëtirën e vendit, e cila shkaktoi viktima dhe dëme materiale, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane “Sana”.

Senatori i lartë rus Konstantin Kosachev gjithashtu dënoi sulmin, duke pyetur nëse ai ishte një sulm i qëllimshëm.

“Ju nuk mund të konsideroni sulmin ajror të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër forcave pro-qeveritare të enjten një aksident ose një gabim. Ky është një veprim i qëllimshëm dhe pasojat e tij ende duhet të vlerësohen”, shkruante Kosachev në faqen e tij në Facebook.

“Ky nuk është vetëm një sulm në Siri dhe kundër Sirisë, por edhe kundër Gjenevës [negociatave]. SHBA është e irrituar që procesi i Gjenevës nuk është nën kontrollin e saj dhe, për më keq, mund të jetë i suksesshëm”, shtoi ai.

Raundi i gjashtë i bisedimeve të paqes siriane në Gjenevë që filloi të martën ishte “i shkurtër, por produktiv”, tha Gatilov. Ai gjithashtu vuri në dukje se i dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë Staffan de Mistura donte që mbledhjet e ekspertëve të vazhdonin përtej negociatave.

Më parë, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara goditi të enjten një grup milicësh që lufton përkrah forcave qeveritare në Sirinë Jugore. Ata thanë në një deklaratë se forcat siriane “përbënin një kërcënim” ndaj trupave amerikane dhe aleatëve në bazën Tanf afër kufirit Siri-Irak-Jordani.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 12:41  | Z.H. | 871 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Ermira Mehmeti: Hazbi Lika njeriu që mbajti gjallë frymën anti-VMRO në BDI
« Zhurnal mëson » LSDM amortizon votën shqiptare me një ministër pa resor, Ademi i angazhuar për zhvillim të barabartë rajonal
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.