« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Përfundon takimi Zaev - Ahmeti, nuk zbardhen detaje
Screenshot_9_5_1.jpg

Shkup, 19 maj - Sapo ka përfunduar takimi mes liderëve të BDI-së dhe LSDM-së, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev. Gazetarët u përpoqën të marin deklaratë dhe informata nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mirëpo ky i fundit nuk dëshiroi të zbardhë asgjë nga ky takim duke thënë se në lidhje me takimin do të prononcohen me komunikatë, njofton Zhurnal.

Ndërkohë derisa zgjaste takimi, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov doli me një deklaratë për media ku tha se procesi për përbërje të qeverisë ka filluar mirëpo qeveria e re do të dallojë nga ajo e VMRO-DPMNE-së, e cila sipas tij, ka qenë grabitqare.

"Nuk janë me rëndësi ndarjet personale në kabinetin qeverisës, me rëndësi është që qytetarët ta konsiderojnë qeverinë si të tyren. Nëse mbetet njejtë sikurse deri tani, nuk ka lidhje përbërja e qeverisë. Për numrat e ministrave më vonë do të flitet, me rëndësi është qeveria e re të ndryshojë mënyrën e punës dhe të dallojë nga sjellja grabitqare e VMRO-DPMNE-së", tha Shilegov.

UPDATE: 19.05.2017 14:58:00

### 19.05.2017 14:04:00

Ahmeti mbërin në selinë e LSDM-së
Screenshot_9_5.jpg

Shkup, 19 Maj Zhurnal.mk - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sapo ka arritur në selinë e LSDM-së ku pritet të realizojë një takim me liderin e LSDM-së, transmeton Zhurnal.

Në këtë takim pritet që të diskutohet për formimin e qeverisë së re, por ka gjasa që të bisedohet edhe për ndarjen e resoreve.

Takime të ngjajshme lideri i LSDM-së ka paralajmëruar edhe me partitë tjera shqiptare që përbëjnë shumicën në Kuvend, të cilat ndoshta do të realizohen edhe gjatë fundjavës.

 19.05.2017, 14:04  | 72 | 7,187 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.