« Analizë "BIRN" » Kryetari Sela nuk e zgjodhi problemin e ujit të pijshëm për struganët
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë..
Ja nevojat e qytetarëve të Sarajit që nuk i dëgjoi Bekim Murati ?
« Analizë » Historiku i të gjitha cikleve të zgjedhjeve lokale në Maqedoni
Venezuelë, liderit të opozitës i ndalohet të lërë vendin
1495184485capriles.jpg

Lideri i opozitës në Venezuelë, Henrique Capriles tha se nuk u lejua që të largohej nga vendi drejt Nju Jorkut, për tu takuar me zyrtarë të OKB-së.

Ndërsa në kryeqytetin Karakas vazhdojnë protestat kundër qeverisë së majtë, Capriles tha se i sekuestruan pasaportën në aeroport dhe se nuk do t’ia kthejnë deri në vitin 2020.

"Unë nuk udhëtova dot dhe nuk do të marr pjesë në takimin me komisionerin e lartë për të drejtat e njeriut. Ata më vodhën pasaportën, pasi nuk di si ta përshkruaj ndryshe”, deklaroi Capriles, i cili shtoi se nuk ka arsye logjike për sekuestrimin e pasaportës së tij.

Capriles konsiderohet si shpresa më e mirë e opozitës për të mposhtur Presidentin Nicolas Maduro në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm, megjithëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme. Capriles tha se do të kthehet mes protestuesve për të demonstruar kundër kësaj qeverie, që po mban vendin peng, sipas tij. Opozita në Venezuelë akuzon qeverinë për keqmanaxhimin e rëndë dhe për krizën e thellë ekonomike në vend, ndërsa ekzekutivi i Maduros vazhdon t’i shohë fajtorët në radhët e opozitës dhe armiqve të jashtëm.

Por, protesta masive popullore që vazhdojnë prej javësh, edhe me mjaft viktima, tregojnë se populli tashmë e ka identifikuar fajtorin dhe kërkon largimin e Maduros e shpurës së tij nga pushteti.

/ Top Channel

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 15:16  | Xh.I. | 455 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ra bora e parë në Maqedoni
Kjo është bashkëshortja bukuroshe e Sinan Vllasaliut
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.