Të kalojnë 100 ditët e para, pastaj të gjykojmë kabinetin e ri qeveritar, thotë Males..
Analistët të ndarë lidhur me vendimin e BESËS që mos të jetë pjesë e kabintetit qever..
Kryeparlamentari Xhaferi të martën cakton seancë për zgjedhjen e qeverisë
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Publikohet vlerësimi i perceptimeve mbi radikalizmin
afafafggvgg.jpg

Prishtinë, 19 maj - Rreth 44 për qind e qytetarëve të anketuar në Kosovë besojnë se radikalizimi ndikohet nga stimulimet ekonomik, kurse rreth 93 për qind e kosovarëve besojnë se interneti luan një rol të qartë në vet radikalizim.

Facebook, YouTube, dhomat e chatit ose forumet, janë parë si platformat më të përdorura për vet-radikalizim.

62.7 për qind e kosovarëve të anketuar besojnë se radikalizimi është duke ndodhur në komunitetet e tyre lokale.

Këto janë vetëm disa nga të dhënat e hulumtimit “Vlerësimi i gjerë i Perceptimeve mbi Radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë”, publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Në këtë vlerësim po ashtu thuhet se të rekrutuarit kosovarë janë burra dhe gra, të martuar dhe beqar, të rritur dhe të rinj, të arsimuar dhe të paarsimuar, të punësuar dhe të papunë, dhe janë edhe kriminelët dhe gjithashtu edhe ata pa ndonjë të kaluar kriminale.

Rreth 10-15 për qind të rekrutuarve të huaj të ISIS-it, janë gra.

Më këtë rast ministrinë largim i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se “Kosova ka shfaqur rezultate spektakolare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ky përparim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Hyseni.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 15:21  | Xh.I. | 319 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Ermira Mehmeti: Hazbi Lika njeriu që mbajti gjallë frymën anti-VMRO në BDI
« Zhurnal mëson » LSDM amortizon votën shqiptare me një ministër pa resor, Ademi i angazhuar për zhvillim të barabartë rajonal
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.