Gjykata e Apelit do bëj publike vendimet, pas ankesave për rastin 'Titanik'
Ministri Bekteshi në vizite zyrtare në Bosnjë
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Biznesmenët e Maqedonisë në Hamburg janë njoftuar me trendet për efikasitetin energjetik në ndërtimtari
biznes_1.jpg

Shkup, 19 maj- Përfaqësues të kompanive nga sektori ndërtimor dhe energjetika po qëndrojnë për vizitë në Hamburg, Gjermani, ku janë njoftuar me njohuritë më të reja në pjesën e zbatimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe efikasitetit energjetik gjatë ndërtimit të objekteve.

Udhëtimin treditor në Hamburg e ka organizuar delegacioni i odës gjermane në Maqedoni në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës së Republikës Federale të Gjermanisë.

Delegacionin e  Maqedonisë e kanë përbërë 15 përfaqësues të kompanive nga industria ndërtimore e Maqedonisë, agjencisë për energjetikë të Maqedonisë, MEPSO dhe konsultues - ekspertë në sektorin për energjetikë.

Qëllimi i udhëtimit ishte njohja me teknologjitë bashkëkohore të cilat shfrytëzohen gjatë ndërtimit të objekteve të reja, shtëpive pasive të cilat në mënyrë të pavarur i kënaqin nevojat nga energjia elektrike, ndërsa tepricën e prodhimtarisë e shesin në tregun liberal energjetik.

Nga ana e Nikollas Kllosterman nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, mbrojtje të natyrës dhe ndërtimtarisë,. delegacioni i Maqedonisë u informua për përparësitë gjatë shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në objekte të larta komplekse, si dhe për masat për mbështetje që i marrin nga Qeveria gjermane gjatë ndërtimit dhe sanimit të objekteve.

Delegacioni e vizitoi edhe qendrën e ekspozuar për ndërtim efikas modern dhe energjetik në qytetin Bremen, i cili e ka rolin e trupit këshillëdhënës për blerësit e ardhshëm të shtëpive, ndërtuesve të institucioneve dhe firmave, të cilët shërbimet e tyre ua japin falas.

Në Hamburg, delegacioni ka bërë turne nëpër rripin e gjelbër kur shqyrtohen projektet aktuale efikase energjetike të përshtatura në strukturën klimatike të qytetit, ndërsa dita e fundit e vizitës u shfrytëzua për turne në bunkerin energjetik në Vilhemsburg, i cili është ndërtuar në Luftën e Dytë Botërore dhe shfrytëzohet për mbrojtjen e 500.000 qytetarëve të Hamburgut, dhe i cili sot shërben si bunker për deponimin e energjisë elektrike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 16:14  | L.E. | 2,508 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Marrja e patent shoferit pëson ndryshime, ja rregullat e reja në projektligj
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Pushuesit mbeten pa fjalë, me trupin si sirenë të deputetës së Kuvendit të Kosovës! (Foto)
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
Kemali dhe gruaja e tij i kanë zhgënjyer fansat (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.