« Analistët për Zhurnal » Qeveria e re qartëson orientimin e partive politike shqiptare
Ramabaja: Qeveria e re e Maqedonisë në funksion të stabilitetit
Lajçak: Shpresoj se me qeverinë Zaev do të marrë fund kriza politike në Maqedoni
« Ish-ministrat e Qeverisë së Maqedonisë » Ministrat e rinjë të tejkalojnë vetëveten
Poposki në sesionin e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në Nikozi
133703295.jpg

Shkup/Nikozi, 19 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki mori pjesë në sesionin e 127-të të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, që u mbajt në Nikozi, me të cilin kryesoi Qiproja, kumton MPJ-ja.

Në fokusin e takimit dyditor ministror ishin shumë tema aktuale në kompetencë të Organizatës, me theks të veçantë ndaj sigurisë demokratike në Evropë. Në sesion, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Torbjorn Jagland e prezantoi Raportin për gjendjen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e të drejtës.

 

Komiteti i ministrave u përqendrua edhe në çështjet për sigurimin e efikasitetit afatgjatë të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut.

 

"Vetëm nëse të drejtat e njeriut mbrohen për të gjithë dhe në të gjitha vendet anëtare individualisht, paqja dhe stabiliteti në Evropë do të jenë të garantuara. Leximi ndryshe i të drejtave varësisht nga ajo kujt i rrezikohen dhe kush i rrezikon është rreziku më i madh i cili kanoset në këtë rrugë. Interesi i Maqedonisë është që të dominojë drejtësia, ndërsa Këshilli i Evropës është vendi ku duhet atë ta sigurojmë", theksoi ministri Poposki, qëndron në kumtesë.

Në margjinat e ngjarjes dhe dhe sot Poposki realizoi shumë takime me kolegët e tij evropian, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

UPDATE: 19.05.2017 16:26:00

### 18.05.2017 14:37:00

Poposki në sesionin e 127 të Komitetit të ministrave të KE-së
nikola-poposki-520x318.jpg


ZHURNAL.mk

 18.05.2017, 14:37  | 60 | 1,190 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Fustani mahnitës i Nora Istrefit në dasmën e vëllaut të Valdrin Sahitit
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
« Foto: » Xhesika çmend turqit me këto foto përvëluese
« VIDEO: » Ku e mori Adelina Tahiri vilën super-luksoze?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.