« Ish-ministrat e Qeverisë së Maqedonisë » Ministrat e rinjë të tejkalojnë vetëveten
Të kalojnë 100 ditët e para, pastaj të gjykojmë kabinetin e ri qeveritar, thotë Males..
Analistët të ndarë lidhur me vendimin e BESËS që mos të jetë pjesë e kabintetit qever..
Kryeparlamentari Xhaferi të martën cakton seancë për zgjedhjen e qeverisë
Ikja e anëtarëve të BDI-se në parti tjera, shqetëson Kasam Selimin
bdi-selia_1487780164-1133541.jpg

Shkup, 19 maj - Sot në shumë media shqiptare ka qarkulluar si lajm një status i Kasam Selimit, ish punonjës i Ministrisë së pushtetit lokal dhe i Komunës së Gostivarit i cili tashmë jeton dhe vepron në Bern të Zvicrës.

Ai në atë status ai ka thumbuar ish-anëtarët e BDI-së të cilët po lëshojnë partinë e tij BDI, njofton Zhurnal.mk.

Komentin e tij në rrjetin social facebook, ka titullua: "Ju profiterë të BDI-së mos pështyni te bunari i vjetër", dhe nga gjithë kjo le të nënkuptohet se Kasam Selimi i cili tashmë gjendet larg Gostivarit dhe larg BDI-së ka kuptuar se shumë anëtarë të BDI-së largohen dhe me anë të këtij statusi në facebook ai i thumbon ata, pasiqë kohës së fundit po vërehen shumë largime dhe aderime nëpër parti të tjera.

Në vijim u'a sjellim postimin e plotë të z. Kasamit:

Mos pështyni te Bunari i vjetër.

Para se të shkoni, ndaluni dhe shikoni çfarë keni bërë, çfarë morët dhe çfarë keni lënë, pastaj pështyni në Bunarin e vjetër. Vërtet nuk bën BDI-ja sepse ua mundësoi secilit ta mjelë e në fund ti bjere me shqelm kusisë me qumësht.

Tash Ju po shkoni, askush nuk u ndalë të shkoni, shkoni. Nëse mendoni se BDI-ja është e keqe, çojeni mendjen se edhe Ju keni kontribuuar që të duket e tillë. I shfrytëzuat fshehurazi të mirat, u bërët udhëheqës duke i lavdëruar shokët që sot i baltosni, u ngritët pa asnjë kriter dhe rregull dhe sot largoheni duke thënë çdo gjë që u vjen nëpër gojë.

Ne dallojmë. Ne ishim të thjeshtë dhe të tillë përfunduam. Ne nuk ëndërronim poste, por vetëm një vend pune, një në shtëpi, e Ju udhëheqësit e suksesshëm na i morët edhe ato dhe i bërët nga 2-3 Pllata te shtëpia.

Dikush kërkonte punësimin e parë qoftë edhe si pastrues, e Ju kërkonit salltanate në postet tuaja. Sot Ju largoheni por harroni se keni shenjën si Profitera. Kur ta shihni këtë publikim, mos tu rritet mendja e të thoni se unë po merrem me Ju, po çojeni mendjen e kujtoni fotografitë të buzëqeshur kur ua kam bërë. Ne te thjeshtit dhe Ju Profiterat vërtet kemi dallim. Ju e shfrytëzuat BDI-në dhe sot u larguat diku tjetër për të bërë karrierë, ndërsa Ne tjerët mbetëm të tillë, por u larguam për në Mërgim.

Bernë, me 19 Maj 2017

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 22:51  | T.E. | 58,733 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ermira Mehmeti: Hazbi Lika njeriu që mbajti gjallë frymën anti-VMRO në BDI
« Zhurnal mëson » LSDM amortizon votën shqiptare me një ministër pa resor, Ademi i angazhuar për zhvillim të barabartë rajonal
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
« VIDEO: » Fustani mahnitës i Nora Istrefit në dasmën e vëllaut të Valdrin Sahitit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.