Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
Ligji për gjuhën shqipe, "top sekreti" i Qeverisë reformatore
Flamuri-i-Shqiperise-dhe-Mk-780x439.jpg

Shkup, 19 Maj - Gjatë bisedimeve për të krijuar shumicë parlamentare midis partive poltike shqiptare dhe LSDM-së, u tha se të gjitha palët kanë rënë dakord midis tjerash edhe për ligjin për përdorimin zyrtar dhe institucional të gjuhës shqipe, transmeton Zhurnal.mk

Si rezultat i kësaj Zoran Zaev mori edhe mbështetjen me nënshkrime prej 18 deputetëve shqiptar të BDI-së, Lëvizjes Besa dhe LR-PDSH-së të cilët së bashku me deputetët e LSDM-së firmosën 67 dokumentin me të cilin i vërtetuan Presidentit Ivanov se kanë krijuar shumicë parlamentare.

Tanimë kur si rezulat i kësaj marrëveshje ishte edhe zgjedhje e kryeparlamentarit e që u zgjoedhe në ato kushte në të cilat u zgjodhë, dhe tanimë kur edhe Presidenti Ivanov e mandatojë Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re duke u bazuar në shumicën e krijuar parlamentare me partitë poltike shqiptare.

Pse partitë poltike shqiptare nuk e bëjënë publike marrëveshjen për gjuhën shqipe që kanë me LSDM-në.

Pse kjo marrëveshje po mbahet e fshehur. A do të miratohet ligji për gjuhën shqipe në 100 ditët e para të kësaj qeverie. Nëse nuk realizohet a rrezikohet shumica parlamentare.

Vetë kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në disa intervista ka theksuar se nuk është për të dhe partin e tij prioritet i të qenurit në qeveri. 

Sipas kësaj LR-PDSH mund ti jep mbështetje Qeverisë Zaev në 100 ditët e parë dhe nëse miratohet ligji për gjuhën shqipe të bisedohet edhe për pjesmarjen në ekzekutiv e në rast se jo të tërhiqet LR-PDSH-ja plotësisht nga mbështetja për qevrinë e Zaevit.

"Ne nuk kemi pasur bisedime me asnjë dhe nuk iket nga numrat në këtë situatë secili duhet të troket në derë të Ali Ahmetit, në parimet e mia demokracia është dhe ndryshim është një gjë e shëndoshë, ne nuk e kemi të patjetër dhe e pamoralshme të flas për dëshirat e mia kur nuk e kemi si mandat por ne si subjekt nga secili subjekt do qartësohen dhe do bëhen tani. Pak rëndësi ka kush do bëhet kryeministër në qoftë se meren obligimet se unë flas për qeveri të zgjeruar që ne të nisim nga e mbara dhe pak rëndësi ka them, ka ardh momenti që të ketë dhe një kryeministër shqiptarë nuk ka asgjë të keqe, kjo do ishte dhe do zgjidhej emri e reformat në drejtësi, nuk do ishte amnesti për politikan të dikurshëm nga krimet që duhet përfunduar në burg dhe burgosje për ata që kanë montuar raste sepse prandaj kanë ndodhur këto procese, ndërsa nga ana tjetër ne që kemi nënshkruar deklaratën duhet përkrahur qeverisje që voton ligjin për gjuhën dhe që brenda 100 ditëve plotësohen kushtet", kështu ka thënë Ziadin Sela në emeisionin Click Plus në TV21 më 11 Janarë 2017.

Ndërsa pas nënshkrimit të "Deklaratës së Tiranës" kreu i LR-PDSH-së deklaroi se ai dhe partia që drejton ai nuk kanë lëvizuar asnjë centimetër nga ajo që është thenë gjatë fushatës elektoral në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor 2017. "Ne mbajmë fjalën, sepse jemi parti e pastër shqiptare", është shprehur shkurt Sela.

"Unë nuk do të pres që të bëj ligj për gjuhën shqipe Zoran Zaev ose Nikolla Gruevski. Ne nuk duhet të presim që këtë ligj ta bëjnë ata. Ai doli dhe e shpalosi programin e vet qeveritar të LSDM-së, siç duket i frikësuar dhe për t’i dhënë arsyetime presidentit të shtetit. Të kërkosh shtetin e së drejtës dhe të bësh një pres për t’i arsyetuar Ivanovit që shkel Kushtetutën me dy këmbë  sa herë që i kujtohet, është dobësi. Për mua, Zaev ka gabuar dhe nuk ka pas përse të bëj një gjë të tillë, aq më tepër t’i kërkoj përsëri afat", ka thënë Sela më 14 mars 2017 në emisionin 10Minuta në TV21, transmeton Zhurnal.mk

Për këtë arsye sa më shpejtë duhet që të bëhet publike dhe transparente marrëveshja për përdorimin zyrtar dhe institucional të gjuhës shqipe para qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa partia më e madhe shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) më 23 shkurt 2017 bëri publike për opinionin se është arritur marrëveshje për gjuhën shqipe midis LSDM-së dhe BDI-së dhe se po bisedohet edhe për ështje tjera të interesit publik për shqiptarët. Madje zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani e quajti moment historik këtë akt.

"Moment historik për të përmbyllur një proces të Marrëveshjes së Ohrit, jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk shpejtojmë. 15 vite kemi pritur për ta mbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët", ka deklaruar zëdhënësi i BDI­së, Bujar Osmani më 23 Shkurt 2017.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 23:17  | D.J. | 10,882 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË jo?!
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.