Zoti është Një, politikanë ka shumë
« ZHURNAL MËSON » BDI sot mbledh Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogël
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Vazhdojnë aktivitetet e fazës përfundimtare të projektit "Platforma e ndihmës sociale dhe ekonomike në Komunën e Çairit"
platforma_1.jpg

Shkup, 19 maj- Komuna e Çairit, Iniciativa për Perspektivë Evropiane dhe Qendra për mbrojtje sociale vazhdojnë me përkushtim aktivitetet e fazës përfundimtare të projektit "Platforma e ndihmës sociale dhe ekonomike në Komunën e Çairit".

Komuna e Çairit është një ndër komunat lidere për të promovuar shërbimet ndaj këtyre grupeve, dhe në këtë mision ka gjetur përkrahjen maksimale të partnerëve strategjik të saj, në këtë rast Unionin Evropian, i cili është edhe donator për realizimin e këtij projekti. Realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e pozitës socio-ekonomike të kategorisë së personave të margjinalizuar vazhdojnë me qëllim arritjen e një produkti final edhe përkundër situatës së rënduar politike që ka kapluar pushtetin lokal. Ekipet punuese nga institucionet e përfshira në planin aksional vazhduan koordinimin dhe vizitat e institucioneve për të shtrirë ndikimin e tyre në ngritjen e vetëdijes shoqërore për trajtimin e barabartë të personave të margjinalizuar. 

Në periudhën prej 24 deri më 28 Prill, aktivitetet e projektit u realizuan në ndërtesën administrative të Komunës së Çairit ku filloi përpilimi i një strategjie efikase trajtuese dhe të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë që e njejta të mos mbetet vetëm në letër por të gjejë rrugën e realizimit. 

Një segment mjaft i rëndësishëm si kusht dhe komponentë e avancimit shoqëror padyshim se është edhe punësimi i kësaj kategorie të popullsisë. Aktivitetet vijuan edhe me vizitë në Agjensionin për punësim MOTIVI dhe Qendrës për punë sociale - Çair për të gjetur mekanizma lehtësuese për punësim.

Aktivitetet e këtij cikli përfunduan me seminarin e organizuar në Strugë ku pjesëmarrës ishin 25 përfaqësues të institucioneve të lartëpërmendura. Fokus i veçantë ju dha strategjisë së komunikimit dhe në të njejtën kohë disa nga sesionet u shfrytëzuan për produkte potenciale për krijimin e strategjisë për grupet margjinalizuara, që gjithashtu është pjesë e aktiviteteve të projektit. Nga vet anëtarët  e SEAP-it, që vijnë nga grupe të ndryshme, veç më kanë filluar bashkëpunime të ndërsjella, që janë fryt i funksionalizimit të platformës.

Pas kësaj do të fillojnë aktivitetet më intenzive për promovimin e informatave tek grupet qëllimore, që ofrojnë të gjitha këto organizata në kuadër të aktiviteteve të tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 09:40  | L.E. | 363 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ikën Spasovski vjen Nikolovski, ja ndryshimet kadrovike brenda LSDM-së
« Foto: » Kështu dukej në maturë vajza e Mimoza Mustafës dhe Shkumbin Kryeziut
« Foto: » Këngëtarja që mbanë kryq e agjëron Ramazan
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.