Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Mrekullia e votës shqiptare nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale
Taravari: Çdo kandidaturë e LR-PDSH-së për zgjedhjet lokale do të kalojë në optikën e..
DASH kërkon nga Maqedonia të angazhohet në luftën kundër terrorizmit
Qeveria e Zaevit do të jetë jofunksionale dhe jetëshkurtër, thotë Nijazi Muhamedi
Screenshot_6_7.jpg

Shkup, 19 Maj Zhurnal - Në një prononcim për telegraf.mk, analisti politik Nijazi Muhanedi ka thënë se duket disi i çuditshëm qëndrimi i partive shqiptare pasi zaevi mori mandatin, sipas tij tani nuk dihet asgjë se kush dhe çka ka fituar dhe në emër të kujt ai i dha garancat Ivanovit.

"I çuditshme është qëndrimi i partive shqiptare pasi Zoran Zaev ka marrë mandatin për të formuar qeveri. Tash më nuk dihet se kush çka fiton dhe në emër të kujt lideri i LSDM-së i dha garancat," thotë analisti politik Nijazi Muhamedi.

Ai gjithashtu thotë se liderët e partive shqiptare sikur e haruan platformën dhe kërkesat e shqiptarëve të cilat i kishin para se të vijnë në pushtet.

"Ajo nuk ishte as Platromë nga Tirana, as deklaratë, por ishin kërkesat e shqiptarëve të cilat kanë qenë edhe në programet e tyre. Mendoj se në këtë ndikim më të madh ka pasur BDI, për të na u imponuar si partia e parë te shqiptarët dhe ti fitojë votat, thotë analisti Nijazi Muhamedi.

Sipas tij, ishte e çudtshme se si ata pranuan që Zaev në emër të tyre të nënshkruar garanca për pjesëmarje në qeveri.

"Për këtë mendoj se qeveria e re do të jetë jofunksionale dhe nuk do të zgjasë më shumë se gjashtë mua.," ,është decid Muhamedi.

Muhamedi ka komentuar pjesëmarrjen e partive shqiptare në qeverinë e re, në të cilën do të duhet të futet BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe ndoshta edhe Lëvizja Besa.

"Çelësi për formimin e qeverisë së re është Aleanca për Shqiptarët. Pa tre deputetët e saj, 49 të LSDM-së dhe 10 të BDI-së nuk do të thonë asgjë", shton analisti politik Nijazi Muhamedi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 09:42  | A.SH | 4,134 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aida provokon me ekspozimin e gjoksit në një dasëm në Haraçinë (Foto)
Dy termete dridhin Maqedoninë
Big Mama prezanton “burrin” e saj (Foto)
Angjelina kapet nga paparacët në rrugë, ja gjendja e saj (Foto)
Zbulohet arsyeja pse ne jeten reale urrehen Gylseren dhe Xhihan!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.