« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Në Maqedoni ka nga 80.000 deri 100.000 të sëmurë nga astma
133678594.jpg

Shkup, 2 maj - Numri i të sëmurëve nga astma në Maqedoni arrin 80.000 deri 100.000. Pacientët e rinj janë gjithnjë e më të numërt, ndërsa të numër janë alergjenët, ndotja e ajrit, dioksidi i azotit dhe dioksidi  i sulfurit....

Këtë sot e theksoi drejtoresha e Klinikës për pulmologji dhe alergologji, Biserka Jovkovska Qaeva në konferencën për shtyp me rastin e 2 Majit, Ditës botërore për luftë kundër astmës, e cila shënohet me moton "Ajër më të mirë për frymëmarrje më të mirë".

 

Theksoi se në vitin 2014, numri i të sëmurëve nga astma ka qenë 3.900, ndërsa në vitin 2015 - 4.200, ndërsa këtë vit deri më sot ka 1.521 të sëmurë.

 

"Numri i kontrolleve në ambulancë është rritur, megjithatë numri i të sëmurëve të hospitalizuar në pesë-gjashtë vitet e fundit stagnon. Terapia, të cilën të sëmurët tanë e marrin, ndërsa përdoret  edhe në vendet e zhvilluara, jep fryt. Nëse pacientët e  përdorin terapinë rregullisht, atëherë ata mund të kenë jetë normale cilësore", tha Jovkovska Qaeva.

 

Sqaroi se më shumë se dhjetë vite pasi që përdoret kjo terapi më moderne inhalatore nuk kanë parë status astmatikus, që është pasqyra më e rëndë klinike e të sëmurëve me astmë, që në të kaluarën kanë ndërruar jetë.

 

"Astma është sëmundje respiratore kronike, që karakterizohet jo gjithmonë me pasqyrë të zakonshme të kollës të thatë, fishkëllimë në kraharor, frymëmarrje të vështirësuar, dispne... Astma ka shumë simptoma që përputhen me ato të sëmundjeve të tjera dhe nevojitet kohë më e gjatë që të mundemi ta definojmë pasqyrën e vërtetë klinike", shtoi Jovkovska-Qaeva.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Jovkovska-Qaeva tha se kapaciteti i shtretërve në Klinikë është 48, ndërsa sipas saj është i pamjaftueshëm për mjekimin e të gjithë të sëmurëve. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 02.05.2017, 15:51  | Z.H. | 1,430 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Përralla që zgjojnë nga gjumi
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.