Të kalojnë 100 ditët e para, pastaj të gjykojmë kabinetin e ri qeveritar, thotë Males..
Analistët të ndarë lidhur me vendimin e BESËS që mos të jetë pjesë e kabintetit qever..
Kryeparlamentari Xhaferi të martën cakton seancë për zgjedhjen e qeverisë
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Mbrojtje nga dielli, që e mbron lëkurën edhe në shtresat e saj më të thella!
3_11.jpg
Loading...

Si ekspertë dhe novatorë udhëheqës me më shumë se 125 vite përvojë në fushën e dermatologjisë dhe kujdesit kozmetik të lëkurës, ekipi hulumtues i Eucerin® në bashkëpunim me dermatologët zhvilloi linjë të re të produkteve për mbrojtjen e lëkurës, të cilat mundësojnë mbrojtje të trefishtë të lëkurës.

Produktet përmbajnë filtra UVA/UVB të cilat e mbrojnë lëkurën nga rrezet UVB, përgjegjëse për djegiet e lëkurës dhe nga rrezet UVA përgjegjëse për dëmtimet më të thella dhe më serioze të lëkurës, a të cilat çojnë deri në plakjen e parakohshme të lëkurës. Mbrojtja biologjike unike dhe e fuqishme me likohallkon A, i mbron qelizat edhe në shtresat më të thella të lëkurës dhe e ndihmon regjenerimin e tyre.

Kjo është me rëndësi të veçantë për materialin trashëgues të qelizave (DNK), për arsye se dëmtimi i tij më tutje çon kah paraqitja dhe zhvillimi i ndryshimeve beninje dhe malinje të lëkurës. Pa dallim në moshën, çdo lëkurë ka nevojë për mbrojtje nga dielli.

Në pranverë, gjatë paraqitjes së diellit të parë më të fuqishëm, më të prekura janë dy grupe. Grupi i parë janë më të vegjlit, për arsye se mekanizmat natyrorë të mbrojtjes në lëkurën e tyre akoma nuk janë të zhvilluara dhe ka nevojë ti mbrojmë me veshje përkatëse, me pije në sasi të mjaftueshme dhe me prodhim për mbrojtje nga dielli, të përshtatur për lëkurën e ndjeshme fëmijërore.

Grupi i dytë i prekur janë njerëzit me prirje kah ndryshimet e hiper pigmentimit të lëkurës. Për to dhe për gjithë të tjerët të cilët dëshirojnë të mbrohen nga fotoplakja e parakohshme, shkencëtarët në Eucerin përgatitën linjë speciale të produkteve për kujdesin për lëkurën e fytyrës, me të cilën do të prolongohet fotoplakja e lëkurës në mënyrë maksimale.

Për të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare në varësi nga tipi i lëkurës. Eucerin propozon SUN  Oil Control krem për lëkurë të yndyrshme, SUN CC krem i nuancuar që mund të gjetet në dy nuanca (më e hapur dhe më e errët), me të cilin arrihet ten i njësuar dhe i natyrshëm i lëkurës, SUN krem - fluid për kujdesin për lëkurën normale deri të kombinuar dhe SUN krem për kujdesin për lëkurën e thatë.

Për kujdesin për lëkurën pas moshës 30-vjeçare, Eucerin®SUN Anti-age kremi - fluid novativ e mbron lëkurën nga dielli dhe njëkohësisht lufton kundër rrudhave ekzistuese, falë thartirës hijallurone të shtuar në të. Të gjitha produktet janë me teksturë të këndshme dhe të lehtë, ndërsa kompatibiliteti i lëkurës u provua me studimet e numërta klinike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 03.05.2017, 11:44  | B.M. | 1,561 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Ermira Mehmeti: Hazbi Lika njeriu që mbajti gjallë frymën anti-VMRO në BDI
« Lajmi i fundit » Dorëhiqet sekretarja shtetërore në MPB, Sanja Dimitrievska!?
« Zhurnal mëson » LSDM amortizon votën shqiptare me një ministër pa resor, Ademi i angazhuar për zhvillim të barabartë rajonal
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.