Narcizoizmet partiake shkak i mos unifikimit shqiptar në zgjedhjet lokake
S’ka guxim për konfiskim të pasurisë në Maqedoni
Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjët më të mirë në Maqedoni
Vetëm mbrojtja me ligj shpëton bastardimin e gjuhës nga portalet
Në prill shpenzimet për jetesë më të larta për 1 përqind
blerjaaaa.jpg

Shkup, 8 maj- Shpenzimet e jetesës në prill të vitit 2017, në krahasim me prillin e vitit 2016 shënon rritje prej një përqind, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar për 0,3 përqind. Rritje shënojnë edhe çmimet me pakicë për 2,2 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar për 0,1 përqind.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje e indekseve të jetesës në prill të vitit 2017, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ngrira përveç patates për 15,8 përqind, frutat freskëta dhe të ngrira për 11, 7 përqind, patatet për 4.1 përqind, arrat dhe produktet e frutave të thata me 1.4 përqind, vezët për 1.2 përqind, kosi për 0.7 përqind, cigaret 0.5 përqind, produkte të tjera të mishit, produktet e peshkut dhe të frutave të detit, perimet e thata, perimet e konservuara dhe të tjera të përpunuara për 0.4 përqind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollatat dhe ëmbëlsirat për 0.3 përqind dhe buka për 0.2 përqind.

Në prill, gjithashtu rritje të Indeksit të çmimeve të konsumit është regjistruar edhe tek qilimat dhe mbulesat tjera të dyshemesë për 2.8 përqind, pajisje fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 2.0 përqind, të sigurimeve për 1.8 përqind, materialet e zyrave dhe materialet për vizatim për 1.6 përqind, këpucët për 1.2 përqind, biçikletat, kopshte, bimët dhe lulet, shërbimet për rekreim dhe sport dhe shërbimet për akomodim për 0.9 përqind, lojëra, lodra dhe hobi për 0.7 përqind, riparimi i pajisjeve elektrike për 0.6 përqind, pajisjet për pranim, regjistrim dhe riprodhim i zërit dhe fotove 0.5 përqind, shërbimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesës, sende të tjera personale dhe shërbime financiare të papërmendura në vende tjera për 0.3 përqind, veshje, pajisje të mëdha, aranzhmane turistike, shërbime hotelerike dhe artikuj të higjienës personale dhe shëndetit me 0.2 përqind.

Ulje në Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin prill 2017, në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në produktet e tjera ushqimore për 1.3 përqind, mishi për 1.2 përqind, frutat e ngrira për 0.8 përqind, pijet alkoolike për 0, 5 përqind, peshku dhe frutat e detit për 0.4 përqind.

Një rënie e indeksit të shpenzimeve është regjistruar në pajisjet e informacionit me 7.2 përqind, gazit për amvisëri me 4.7 përqind, lëndë djegëse të lëngëta për amvisëri për 4.2 përqind, pajisjet për telefon dhe faks për 3 përqind për shërbimet spitalore për 2,5 përqind, lëndët djegëse të lëngshme dhe lubrifikantët, si pjesë e pajisjeve për pajisjeve për transportin personal për 2.2 përqind, tekstilet shtëpiake dhe automjetet për 0.6 përqind, mjetet dhe pajisjet për shtëpi dhe kopshte, produkte të tjera mjekësore dhe aparatet terapeutike, të shërbimeve për kulturë dhe shërbime të tjera që nuk janë përmendur më vend tjetër për 0.4 përqind, pajisjet për pastrimi dhe mirëmbajtjen e banesës dhe transporti ajror i udhëtarëve për 0.3 përqind.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 08.05.2017, 14:34  | L.E. | 866 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në prezencën e Princiit Michael i Kentit, hapi sot fabrikën “PRG Angli” me vlerë prej 15 milion dollarë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.