Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
Arrin Volkswagen Polo për 2018 (Foto)
vv_15.jpg

Pa befasi të mëdha kur bëhet fjalë për dukjen e jashtme, Polo i ri ka shënuar ngritje në krahasim me pararendësin e tij, por ka sjellë edhe ndryshime të dukshme në dizajnin e enterierit.

Polo i ri është më  gjatë dhe më i gjerë në krahasim me paraardhësin e tij, dhe tash për nga madhësia është në rang me Golf 4.

Automobili është i gjatë 4.053 mm, i gjerë 1.751 mm dhe i lartë 1.446 mm.

Volkswagen ka shtuar dukshëm hapësirën për valixhe për madje 25 për qind, e cila tash është 351 litra.  Risi është edhe platforma mekanike (arkitektura modulare MQB), e cila para modelit Polo tashmë është përdorur si bazë për shumë modele tjera nga grupi VW.

Polo i ri është i pajisur me shumë teknologji, të cilat zakonisht nuk priten te modelet e segmentit kompakt.

Në ofertë do të jetë edhe motori me tre cilindra 1.0 litra benzinë me 65 kuaj fuqi dhe ai me 1.5 litra me 150 kuaj fuqi.  Në fillim të jenë të pranishëm edhe dy motorë dizel 1.6 litra me 80 dhe 95 kuaj fuqi.  Edhe pse eksterieri i automobilit është modernizuar dukshëm në krahasim me pararendësin e tij, kabina e udhëtarëve është ajo, e cila vërehet për nga avancimi më i madh.

Prezantimi i parë i veturës do të jetë në shtator, në sallonin e veturave në Frankfurt, derisa shitja do të fillojë më vonë gjatë këtij viti.  

Çmimi fillestar në Gjermani do të jetë 12.975 euro.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.06.2017, 15:49  | L.E. | 834 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.