« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komu..
Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Gruevski i bien "pishman" kërkon të pajtohet me shqiptarët, ata i rikujtojnë "zollumin"
Nikola-Gruevski-miting-Stip.jpg

Shkup, 18 qershor  - Duhet të punojmë për të korrigjuar imazhin që të tjerët e krijuan pë ne para oara shqiptarëve, i cili ishte ngarkesë për partitë shqiptare që mos të jenë partnerë koalicioni me VMRO-DPMNE-në, kështu deklaroi ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në përvjetorin e 27 të partisë para bashkëpartiakëve të tij, shkruan Zhurnal.mk

"Qytetari shqiptarë nuk do ketë asnjë përfitim nga LSDM-ja në pushtet, edhe atyre, si gjithë qytetarëve tjerë, ju duhet një jetë më e mirë, para, punësime të reja, standarte dhe kushte për jetë", theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Ish-deputeti dhe kandidati shqiptarë për president të Maqedonisë, Zudi Xhelili thotë se lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski njihet si antishqiptarë, ai gjatë tre mandateve u dëshmua si nacionalistë i tërbuar dhe asesi ndryshe.

"Bashkëpunimin me partitë shqiptare e kishte bazuar në ndarje kulaçi në sfera të caktuara e jo në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimin e një klime mirëbesimi dhe barazie mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai vet por edhe bashkëpuntorët e ngushtë në bisedat e përgjuara treguan çfarë mendojnë për shqiptarët, burgjet përplotë me shqiptarë,fis i egër, indian, mos lejoni të investojnë shqiptarët në qendër e çfarë mos tjetër", theksoi ish-deputeti Xhelili për Zhurnal.mk

Ai potencoi se rastet e montuara politike, burgosjet,vrasjet dhe shumë padrejtësi tjera e bënë Gruevskin që te shqiptarët të krahasohet me Millosheviqin.

"Ai ende se gjeti të rrugës të kërkojë falje publike ndaj shqiptarëve. Përndryshe besoj nëse ai dhe të ngjajshëm sikur ai nuk largohen nga partia, kot do të jenë përpjekjet për të bashkëpunuar me partitë shqiptare", nënvizoi Xhelili.

Sipas tij, nuk janë shqiptarët si mendon Gruevski do i mashtrojë sa herë ti kujtohet atij. Periudha e qeverisjes së Nikolla Gruevskit do të shënohet si më e vështira për shqiptarët në Maqedoni.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.06.2017, 01:17  | D.J. | 23,825 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komunës së Sarajit, kërcënohet me jetë drejtori i Agjencisë Zhurnal!
« Përditësuar » Vrasje e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit
Vrasje e katërfishtë në Saraj, xhaxhai vret dy nipërit, vëllain dhe veten
Gruevskin po e braktisin aleatët, ja çfarë i ndodhi në Manastir
Basha përmend Kimin, “baksuzi” që s’ka fat me politikën?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.