Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
Njoftohuni me skuterin e mençur, vjedhja e të cilit është e pamundur (Foto)
skuter.jpg

Jemi duke jetuar në botën e telefonave të mençur dhe pajisjeve të ndryshme të tjera të mençura, dhe pse mos të vozitemi edhe me skuterë të mençur?

Gogoro 2 Smartscooter vjen si pasardhës i modelit origjinal, me cilësi të përmirësuar për vozitje dhe me më shumë siguri.

Smartscooter është prezantuar vitin e kaluar në panairin EICMA, në Milan, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vizitorëve, transmeton Koha.net. Fjala ishte për një skuter të vogël elektrik, bateria e të cilit ishte lehtë të ndërrohet, dhe i cili fitoi popullaritetin e jashtëzakonshëm në shtëpinë e tij, tregun tajvanez.

Tani, në dispozicion është gjenerata e dytë e këtij skuteri e cila sjellë më shumë argëtim gjatë vozitjes dhe, siç thekson kompania, vjedhja e tij do të jetë pothuajse e pamundur.

Sa i përket performancës, ajo është e ngjashme sikur te modeli origjinal. Kjo nënkupton se ky skuter ka motor G2 me kapacitet prej 6.4 kW, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 50 kilometra në orë ta arrijë për 4,3 sekonda dhe atë maksimale deri në 90 km/h. Ndërkaq, autonomia e këtij skuteri është përafërsisht 110 km.

Gjithashtu, Gogoro 2 Smartscooter vjen me harduer të përmirësuar, hapësirë për dy persona, hapësirë më të madhe për bagazh, nën ulëse mund të vendosen dy helmeta, rrotën e përparme 14-inç dhe atë të pasme 13-inç. Tërë këto karakteristika, siç thekson kompania, përmirëson stabilitetin gjatë vozitjes.

Karakteristika më e veçantë te skuteri i ri, është se ai vjen me një masë të shtuar për siguri para se të ndizet, përcjell Koha.net. Përveç çelësit, Smartscooter ndizet edhe duke skanuar gjurmët e gishtërinjve përmes telefonit, kështu që nëse ndodh që të vidhen çelësat e skuteri, nuk ka nevojë për brengosje.

Gogoro 2 Smartscooter do të jetë në dispozicion për shitje më vonë këtë vit, ndërsa çmimi i tij në tregun tajvanez do të jetë rreth 1150 euro.

Kompania është e pranishme edhe në Evropë, në fakt vetëm në Gjermani, por ajo planifikon që së shpejti të hyjë edhe në tregun francez.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.06.2017, 10:39  | L.E. | 361 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.