« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
MASH: Është zbardhur oferta e rrejshme e studimeve të disperzuara në UCM
132367747.jpg

Shkup, 19 qershor -  Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar ndaj konferencës për media të Luka Kërzhalloskit të VMRO-DPMNE-së lidhur me mbylljen e studimeve të disperzuara. Sipas tyre, qasja e partisë së Gruevskit ndaj kësaj çështje tregon për panikun dhe zbardhjen e ofertës mashtruese të studimeve të disperzuara.

Numrat, siç theksohet, tregojnë se në vitet e kaluara as që janë realizuar këto studime në më shumë fakultete. Në konkurset e shpallura nuk janë paraqitur kandidat ose ata pak kandidatë që janë paraqitur, nuk kanë realizuar këtë të drejtë por janë transferuar në fakultetet amë.

MASH informon se në tre vitet e fundit nuk është paraqitur asnjë kandidat në Fakultetin Teknologji-Metalurgji dhe në Fakultetin e Bujqësisë.

Studimet e disperzuara nuk u realizuan edhe në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup për shkak të interesimit të dobët. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Makinerisë, informojnë nga Ministria.

"Kjo paraqet konfirmim për panikën mashtruese të cilën po e përhap VMRO-DPMNE por edhe dëshmi për projektet fiktive të qeveris Gruevski. Qeveria e re nuk do t’i gënjej studentët, nuk do të shpall konkurs fiktiv për studime që nuk do të realizohen. Për ne fjala është fjalë! Pra, këtë vit do të ketë konkurs për studime të disperzuara në Universitetin 'Shën. Klimenti i Ohrid' në Manastir dhe 'Goce Dellçev' në Shtip, për të cilat deri më tani nxënësit kanë treguar interes”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.06.2017, 18:16  | T.E. | 1,144 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.