Me largimet e partive të vogla nga koalicioni, Gruevski do pësoj fijasko në zgjedhjet..
« BESA për Zhurnal » Para lokaleve kërkojmë anëtarin tonë në KSHZ, ligji e garanton këtë
Profesori amerikan paralajmëron kriza të mëdha në Ballkan, përmend Maqedoninë
« Analistët » Qeveritë Zaev e Rama, po japin sinjalin e modelit të ri-integrimit rajonal
U shënua Dita Ndërkombëtare e Kooperativave
132969678.jpg

Shkup, 30 qershor - Maqedonia ka nevojë për përforcim të kooperativave bujqësore dhe përhapjen e tyre, me çka bujqit do të fitojnë operativitt më të mirë, shpenzime më të vogla dhe plasman më të mirë për atë që e prodhojnë. Kjo u cek nga Fondacioni NP Maqedoni (Connecting Natural Values & People Foundation) në takimin e sotëm me gazetarë me rastin e Ditës ndërkombëtare të kooperativave, që shënohet çdo të shtune të parë në muajin korrik.

Natasha Dokovska, biznes menaxhere nga CNVP Maqedoni në takimin e sotëm me mediumet theksoi se në vitet e fundit bujqit po përballen me disa probleme, si çmime të rritura të repromaterialeve, çmime të ulura të prodhimeve bujqësore, qasje të dobët dhe disbalanc të tregjeve, bashkëpunim të pamjaftueshëm dhe joefikas me pjesëmarrësit e tjerë në zinxhirin e furnizimit. Kjo, siç tha, paraqiti nevojën për bashkim të sipërfaqeve punuese të tokës dhe formim të të ashtuquajturave kooperativa.

Sipas hulumtimit të fundit të bërë në kuadër të Komitetit nacional për bujqësi familjhare në Maqedoni zyrtarisht janë regjistruar 170.885 kooperativa bujqësore, të cilat mesatarisht disponojnë me 1,85 hektarë tokë dhe 2,14 njësi të kafshëve. Në vitin 2007 ishin evidentuar gjithsejt 192.675 amvisëri bujqësore, prej të cilave 192.375 apo 99,8 për qind ishin regjistruar si ekonomi familjare bujqësore.

Dita ndërkombëtare e kooperativave shënohet prej vitit 1992, nën patronatin e KB-së dhe atë çdo të shtune të parë të korrikut. Më së shumti kooperativa ka në Azi, ndërkaq nga Evropa në itlai dhe në >Francë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 30.06.2017, 13:56  | Xh.I. | 352 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » "Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Vajza e Safetes shkëlqen në të bardhë (Foto)
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.