« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Qeveria me vendime për borxhin e HM Transport dhe pagat në Eurokompozit
qeveri_2.jpg

Shkup, 30 qershor- Qeveria solli vendime për tejkalimin e problemeve në ndërmarrjet në pronë shtetërore "11 Tetori Eurokompozit", ku të punësuarit mbajnë grevë për shkak të pagave të papaguara, edhe HM Transport sha Shkup llogaria e së cilave mund të bllokohet për shkak të borxheve ndaj MEPSO-s dhe ELEM.

Në seancën e mbrëmshme qeveritare, është autorizuar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe koordinim me resoret ekonomike, Koço Angjushev, në emër të Qeverisë të nënshkruaj marrëveshje midis udhëheqësisë së Eurokompozit dhe përfaqësuesve të sindikatës së qytetarëve SEIR. Me marrëveshjen secila prej palëve do të obligohet ta realizojë pjesën e vet prej obligimeve të ndërmarra dhe ndërmarrja do të vazhdojë me punë, ndërsa të punësuarit do të mund të marrin pagë.

Me vendimin e Qeverisë gjithashtu ndihmohet që llogaria e ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë SHA Shkup të mos bllokohet, që të mos mbeten të punësuarit pa paga, për shkak të borxheve të mëdha të kësaj ndërmarrje ndaj SHA ELEM dhe SHA MEPSO dhe kanosjes për zbatim të detyruar. Është sjellë vendim që të rekomandohet që ndërmarrja përmes takimeve të ndara me dy kompanitë bashkërisht ta përcaktojë gjithë gjendjen e marrëdhënieve kreditore dhe të qaset ndaj gjetjes së zgjidhjes me marrëveshje si dhe për këtë menjëherë ta njoftojnë Qeverinë.

Është vendosur, siç është theksuar në kumtesën e shërbimit qeveritar për informim t'i rekomandohet SHA MEPSO të sjellë vendim për tërheqjen e propozimit për zbatimin e detyrueshëm të pagesës kundër HM Transport SHA Shkup dhe për këtë MEPSO menjëherë ta informojë Qeverinë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 30.06.2017, 16:46  | L.E. | 493 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.