« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
Amerikanët rendisin Shqipërinë si një nga 15 destinacionet më të mira në botë për t’u vizituar
turizem-shqiperi-ok_1489575220-8573258.jpg

Revista prestigjioze amerikane me bazë në Nju Jork rendit Shqipërinë, si një nga 15 destinacionet më të mira në mbarë botën, në një listë ku përfshin edhe emra me traditë në fushën e industrisë së turizmit siç janë Izraeli, Koreja e Jugut, Japonia, Egjipti, Peruja, India e Meksika.

Revista “Travel + Leisure” e ka cilësuar Shqipërinë si destinacionin më të lartë në mbarë botën, duke sugjeruar që ajo të jetë destinacioni numër një për t’u konsideruar për pushimet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Renditja bazohet në progresin e bërë në raportin e fundit të “Tourism Competitiveness” nga Forumi Ekonomik Botëror për këtë vit, ku Shqipëria është ngjitur me 8 vende, duke e bërë atë si nga 15 destinacionet, që kanë regjistruar përparimin më të madh në dy vitet e fundit.

Riviera shqiptare dhe Gjirokastra janë dy nga destinacionet kryesore për t’i vizituar. Industria e Turizmit ka pësuar një rritje të shpejtë në vitet e fundit, duke tërhequr më shumë se 4 milionë turistë dhe duke fituar rreth 1.5 miliardë euro.

Më parë, Shqipëria u vlerësua si nga 17 destinacionet më të mëdha botërore që duhet vizituar gjatë vitit 2017 nga “CNN”, duke e futur Shqipërinë me emra të mëdha, si Amerikën, Kanadanë, Francën, Danimarkën, Kinën dhe Australinë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 30.06.2017, 20:56  | T.E. | 1,310 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ethe hemorragjike "Hantaan" mbyten babë e birë, zbulohet infektimi që u përhap në Simnicë
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
Blerona me foto seksi nga shtrati (Foto)
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
Për herë të parë këngëtarja shqiptare bën foto nudo (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.