« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Të pezullohet ndalesa për shitjen e alkoolit pas orës 21, kërkon Oda Ekonomike
alkool.jpg

Shkup, 10 korrik- Të pezullohet ndalesa për shitjen e alkoolit pas orës 19, gjegjësisht orës 21 pasi që në nëntë vitet e kaluara pasi është sjellë, jo vetëm se nuk i arriti rezultatet e dëshiruara, por shkaktoi edhe dëm shtesë, para së gjithash tek konsumatorët, ndërsa më pas edhe tek industria vendore dhe shtetërore, apeloi Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Këtë kërkesë të shndërruar në Nismë për ndryshimin e Ligjit për tregti, Oda sot ia dorëzoi Ministrisë së Ekonomisë.

Oda kërkon edhe pezullimin e taksës prej 0,05 për qind për vazhdimin e licencës për shitjen e alkoolit tek tregtarët me mbi tre objekte shitëse, pasi që, siç theksoi drejtoresha operative, Elena Milevska Shtërbevska, ka të bëjë me qarkullimin e përgjithshëm, dhe jo vetëm të qarkullimit të pijeve alkoolike. Me taksën, shtoi Milevska Shtrbevska, kjo kategori e tregtarë janë sjellë në pozitë normale lidhur me subjektet e tjera në treg.

"Vendosja e ndalesës për shitjen e alkoolit pas orës 19 gjegjësisht 21 ishte që të zvogëlohet konsumi i tij, veçanërisht tek të rinjtë. Por, përkundrazi, në raportin e fundit të Institutit për shëndet publik, të publikuar vitin e kaluar, u konstatua se konsumi nuk është vetëm dukuri tek të rriturit por edhe tek të rinjtë numri i së cilëve një ditë bëhet gjithnjë e më i madh. Prej kësaj del se masa e vetme efikase për zvogëlimin e qasjes së alkoolit tek të rinjtë është zbatim konsekuent dhe rigoroz i dispozitave ligjore për ndalesën e shitjes dhe mbushjes së alkoolit tek personat nën 18 vjeç, dhe jo "ndalim" për të gjithë", potencoi drejtoresha.

Shtesë, tha, në dhjetë vitet e kaluara të zbatimit të kësaj rregullative ligjore restriktive, nuk janë ofruar kurrfarë dëshmish empirike se ajo ka realizuar çfarëdo ndikimi ndaj zvogëlimit eventual të alkoolizmit në Republikën e Maqedonisë.

Sipas saj, kufizimi i shitjes së pijeve alkoolike në rrjetin tregtar drejtpërdrejt i stimuloi prodhimin dhe tregtinë "në të zezë" që u shkaktoi dëm të drejtpërdrejt konsumatorëve. Me vendosjen e licencës për shitjen e alkoolit, mbi 5.500 objekte tregtare në vend prej gjithsej 13.000 kanë hequr dorë nga shitja e alkoolit, me çka në mënyrë drastike është zvogëluar qarkullimi i tyre.

Maqedonia ka konsum të vogël për kokë banori në Evropë prej rreth 10 litra verë dhe nën 30 litra birrë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.07.2017, 13:06  | L.E. | 630 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.