« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
"Finance Think": Mentorimi dhe trajnimet i rrisin shanset për punësimin e kategorive të cenueshme
133772083.jpg

Shkup, 11 korrik - Trajnim për aftësi të buta, mentorim nga ana e të punësuarve në qendrat për punë sociale dhe Agjencia për Punësim dhe përfshirje në praktikë, në masë të madhe e rritin motivimin, por edhe mundësitë për punësimin e personave nga kategoritë e cenueshme sociale, ka treguar realizimi i pilot programit që "Finance Think" në 20 muajt e fundit e ka zbatuar me qendrën për mbrojtje të fëmijëve dhe familjare KMOP nga Athina.

"Pilot programi kishte për qëllim të inkurajojë motivim të personave nga kategoritë e cenueshme, punësimin e tyre dhe afrimin në tregun e punës. Ajo ka përfshirë disa masa, si trajnim për aftësi të buta, mentorim nga ana e Qendrave për punë sociale dhe APRM dhe përfshirje në praktikë ose punësim potencial. Në të ishin të përfshirë 120 persona, për 20 prej tyre është siguruar mentorim, 15 janë vendosur në praktikë", tha Bllagica Petreski nga "Finance Think".

Programi, shtoi ajo, është dashur të tregojë se cilat janë efektet afatshkurta ndaj motivimit dhe përgatitjes së personave nga kategoritë e cenueshme sociale dhe mundësitë që ata të përfshihen në tregun e punës.

Sipas Petreski, rezultatet kanë treguar se mentorimi e nxit dëshirën për punësim te këta persona për 0.68 për qind në shkallë 1 deri 5, ndërsa trajnimi i rrit shanset për punësimin e tyre.

Xhorxh Aleksopulos, nga KMOP theksoi se me programin targetohet një temë e veçantë e cila synon t'i ndihmojë grupeve të cenueshme të papunë, veçanërisht në një situatë të tillë ekonomike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.07.2017, 13:13  | Xh.I. | 377 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.