« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
BPRM: Ekonomia po përmirësohet, zvogëlohet vlera e bonove të thesarit
national.jpg

Shkup, 12 korrik- Vendosmëria monetare është adekuate ndaj kushteve vijuese në ekonomi, e cila pas ngecjes në tremujorin e parë, treguesit tregojnë në përmirësim të gjendjes. Rezervat devizore në tremujorin e dytë tregojnë rënie në krahasim me fundin e tremujorit të parë, por ato vazhdimisht lëvizin në zonë të sigurtë.

Këtë e konstatoi Komiteti për politikë operative monetare të BPRM në seancë që u mbajt dje , e ku janë shqyrtuar gjendjet në ekonominë e vendit, lëvizjet e tregjeve financiare ndërkombëtare dhe ato të vendit dhe treguesit e ekonomisë së vendit në kontekst të vendosmërisë së politikës monetare.  

Komiteti, siç kumtoi sot BPRM-së, vlerësoi se pjesa më e madhe e treguesve të rëndësishëm për politikën monetare, janë të volitshëm dhe nuk dalin nga pritshmëritë, por megjithatë ekzistojnë postblloqe ku nevojitet kujdes i caktuar. Me këtë rast, posaçërisht janë të rëndësishme lëvizjet e tregut devizor, të cilat janë stabile, me lëvizje të zakonshme sezonale dhe pa presione të pranishme, ndërsa treguesit për rezerva devizore mbeten në nivelin adekuat.

Në seancë është kryer rishqyrtim i rregullt i trendeve te likuiditeti i bankave, në kontekst të vendimeve rreth vlerës së ofruar dhe vlerës së shkallës së kamatës  të instrumentit bazë, bonove të thesarit.

Banka popullore njofton se edhe gjatë periudhës së ardhshme me kudjes do t'i ndjek të gjitha indikatorët ekonomikë dhe ngjarjet në ekonominë e vendit, me ç'rast ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga lëvizjet në ekonominë e vendit dhe sektorit ekstern.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.07.2017, 13:29  | L.E. | 658 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.