« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Arsovska: Ngjarje e përbashkët rajonale për integrim në BE
arsovska.jpg

Shkup, 12 korrik- Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Daniella Arsovska merr pjesë në Samitin e vendeve nga Ballkanit Perëndimor që këtë vit mbahet në Trieste.

Arsovska në fjalimin e vet porositi se sektori i biznesit mbështet bashkimin rajonal i cili do të mundësojë performansë të përbashkët në tregje të treta të cilat ndërkaq do të kontribuojnë për stabilitet social dhe bashkëpunim të rajonit, posaçërisht për zhvillimin ekonomik.

"Ligje të harmonizuara dhe efikase të sjella në konsultim me komunitetin afarist, infrastrukturë e mirë dhe shfrytëzim efikas energjetik i resurseve rajonale, mbështetje të inovacioneve janë pjesë e masave në të cilat duhet bashkarisht të punojmë për integrim të shpejtë dhe cilësor të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE", tha Arsovska.

Sipas saj, nevoja për bashkëpunim të ndërsjelltë është me rëndësi thelbësore për zhvillimin e projekteve rajonale nga sfera e insfrastrukturës, transportit, energjetikës, mjedisit jwtësor, mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe inovacionet.

Në samit marrin pjesë edhe shefa të qeverive, ministra të jashtën dhe ministra të ekonomisë të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së të cilët do të diskutojnë për zbatimin e procesit të Berlinit, si dhe për projektet dhe programet e ardhshme strategjike të cilat do ta intensifikojnë integrimin e rajonit në BE.

Gjatë ditës së nesërme kryetarja e LOE-së do të flasë në konferencën "Procesi i berlinit 2017: Implementimi i reformave ekonomike dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor".

Kohë më parë, Arsovska dhe komisari evropian Johanes Han e hapën forumin BE Ballkani Perëndimor për avancim të klimës investuese e cila kohë më parë u mbajt në Beograd në organizim të Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim të Komisionit evropian, ku u paralajmëruan hapat e ardhshëm të domosdoshëm për integrim.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.07.2017, 13:30  | L.E. | 548 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.