« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Ermonela Jaho magjeps kritikën spanjolle me operan “Madame Butterfly”
er_9.jpg

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho shkëlqeu me interpretimin e saj në operan “Madame Butterfly” në teatrin “Real” në Spanjë, ku arriti të njejtësohet aq shumë me veprën e Puçinit aq sa dukej sikur të vdiste vërtetë në skenë.

Kështu e nis kritikën Ruben Amon në gazetën më të rëndësishme spanjolle El Pais duke analizuar operan “Madame Butterfly” ku Ermonela Jaho interpretoi në rolin kryesor për disa netë me radhë.

Të qash në opera a është një dobësi? Me këtë pyetje gazetari spanjoll fton të futemi në thellësinë e një produksioni dhe interpretimi mbresëlënës të Ermonela Jahos në Teatrin Real në Madrid. Ermonela Jaho e shndërron “Butterfly” në një epidemi lotësh, psherëtimash dhe emocionesh. A duhet te emocionohet një artist, apo kjo do ta çonte në një udhë humbjeje? Njeriu i bën këto pyetje vetes pasi ka asistuar në zbulimin e Ermonela Jahos si protagoniste në Madame Butterfly në teatrin mbretëror.

E nuk flas për një zbulim me efekt surprizë, por thënë më mirë në pranimin e misterit. Mister që do të thotë se sopranoja shqiptare jepte përshtypjen se njësohej aq shumë në rolin e Cio Cio San sa na jepte ndjesinë se po dashuronte, vuante dhe ishte në agoni prej verteti.

Perceptojmë tragjedinë sikur të ishte duke ndodhur aty në skenë. Ky është vetëm një ekstrakt nga kritika e shkëlqyer që media spanjolle i ka dedikuar sopranos shqiptare pas suksesit në teatrin Real, ku opera u drejtua nga dirigjenti Marco Armiliato, ndërsa regjia nga Mario Gas.

Ndërsa vetë sopranoja Ermonela Jaho në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë edhe shkrimin e gazetarit spanjoll shprehet se “është diçka e veçantë kur të falenderojnë në gjuhën tende… Faleminderit Spanja nga zemra për pritjen e ngrohtë”.

Opera “Madame Butterflu”do të shfaqet edhe në datat 12, 15, 19 , 21 korrik në Teatrin Real të Spanjës.

https://cultura.elpais.com/cultura/2017/07/08/recondita_armonia/1499502491_492889.amp.html

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.07.2017, 16:34  | L.E. | 410 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.