Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
S'ka oferta reale nga predendetët për kryekomunar
Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
Promovohet në Tiranë romani "Merimanga e Sarajevës" nga shkrimtari anglez Robert Wilton (Foto)
robertt_2.jpg

Romani “Merimanga e Sarajevës" i shkrimtarit anglez Robert Wilton është përkthyer mjeshtërisht nga Diana Çuli, shkruan KultPlus.

Botimet Toena dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizojnë promovimin e romanit "Merimanga e Sarajevës" të shkrimtarit anglez Robert Wilton, përkthyer mjeshtërisht nga Diana Çuli.

Promovimi i romanit bëhet më datë 19 korrik, ora 18:30, në Muzeun Historik Kombëtar, salla "Unesco".

Të ftuar në panel për të folur rreth librit do të jenë: autori Robert Wilton, përkthyesja e librit Diana Çuli, dhe gazetarja Arta Marku.

Promovimi do të bëhet në shoqërinë e kuartetit të harqeve "Tinguj & Monumente".

Robert Wilton është shkrimtar, përkthyes i poezisë shqipe në gjuhën angleze dhe bashkëthemelues i shoqatës bamirëse The Ideas Partnership në Kosovë. Ai ka punuar në sektorë të ndryshëm të qeverisë britanike, duke përfshirë dhe detyrën si Sekretar Privat i tre Sekretarëve të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Mbrojtjen. Ka qenë këshilltar i kryeministrit të Kosovës në periudhën e luftës për pavarësi e më pas ka punuar si drejtor i Zyrës Ndërkombëtare të Monitorimit dhe të Këshillimit për Qeverinë e Kosovës. Sot punon në Tiranë, në detyrën e zëvendësambasadorit të OSBE-së.

Robert Wilton është i njohur për një numër romanesh të ciklit Drejtoria e Përgjithshme (The Comptrollerate-General): Merimanga e Sarajevës (The Spider of Sarajevo), Fusha e tradhtarit (Traitor’s Field), Batica e tradhtisë (Treason’s Tide). Është vlerësuar nga Historical Writer’s Association, me çmimin Goldsboro Crown për romanin historik më të mirë debutues.

 

Rreth librit 

Europë, viti 1914.

Koha kur Fuqitë e Mëdha janë në garë me njëra-tjetrën për rritjen e influencave të tyre të çdo lloji në botë, por sidomos në Ballkan.

Agjentët sekretë të këtyre vendeve veprojnë në terren, të kamufluar nën petkun e arkeologut, arkitektit, historianit apo sipërmarrësit dhe përpiqen me të gjitha mënyrat për të zbuluar lojën e kundërshtarëve.

Pikërisht në këtë periudhë, byroja e njohur si më sekrete dhe më e respektuar e të gjitha byrove të spiunazhit botëror, me emrin Drejtoria e Përgjithshme për Hetim dhe Shqyrtim e Britanisë së Madhe, merr përsipër të hetojë nga afër një problem kyç për atë vetë.

Burri i vjetër – njeriu që lëvizte në prapaskenë të gjitha fijet e agjenturës angleze të spiunazhit të asaj kohe – organizon misionin e katër agjentëve të tij në Ballkan dhe në vende të tjera të Europës. Nëpërmjet këtij misioni përpiqet të kuptojë lojën e Merimangës – kundërshtarit të tij më të fortë dhe me ndikim të madh në Berlin, Vjenë dhe në Ballkan.

Ndërkohë që ky mision ende vazhdonte veprimtarinë e vet, një ngjarje e rëndë trondit botën: në Sarajevë, në kryeqytetin e Bosnjës, vritet arkiduka Franc Ferdinandi, princi trashëgimtar i Perandorisë Austro-Hungareze së bashku me të shoqen, nga serbë të lidhur me Shërbimin Sekret Ushtarak të Beogradit.

Është 28 qershori i vitit 1914.

Por cili qe roli i agjenturave sekrete të Fuqive të Mëdha në këtë ngjarje, që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore?

Ç’fat i priste agjentët që vepruan në Ballkan në këtë periudhë? Çfarë zbuluan ata në kancelaritë e kryeqyteteve të këtyre vendeve, cilat qenë konfliktet, kush i nxiste dhe si krijoheshin opinionet për zhvillimet e ngjarjeve në këto territore në atë periudhë?

Përmes historisë së tyre, autori do të na bëjë të përjetojmë një Shqipëri, Bosnjë, Serbi dhe Europë në prag të Luftës së Parë Botërore. / KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.07.2017, 11:22  | L.E. | 481 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Djali 2 vjeçar, pjesëmarrës në simpozium shkencor!
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.