« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Parashqevi Maleska dhe Gonxhe Manaku, femrat që e emancipuan Maqedoninë shqiptare (Video)
para_9.jpg

Pas vitit 1948, Radio Shkupi do të fillonte të emetonte program në gjuhën shqipe.

Rrëfimi për emancipimin e femrës shqiptare në Maqedoni është një histori e veçantë, fare pak e njohur për publikun.

Në një shoqëri që për pjesën më të madhe ishte analfabete, episode të veçanta të femrave shqiptare me integritet sikur e bëjnë të pabesueshëm qenien e tyre, shkruan Konica.al.

Sot kur kaleidoskopi socio-kulturor shqiptar në Maqedoni veçorizohet prej kontrasteve të mëdha, rrëfimi për këto femra merr një kuptim të veçantë.

Më parë, portali Konica.al kishte sjell një kronikë për mësueset e guximshme nga Shqipëria që në ndërmjetësen kohore të Luftës së Dytë Botërore shërbyen si vullnetare në viset shqiptare në Maqedoni që ishin nën juridiksionin e Tiranës.

Pas vitit 1948, Radio Shkupi do të fillonte të emetonte program në gjuhën shqipe. Në redaksinë e gjuhës shqipe ishin të përfshira dy femra, shqiptarja ortodokse Parashqevi Maleska dhe Nermine Keti.

Në vitet 60’, programi i Radio Shkupit do të begatohej në përmbajtje. Nga valët e kësaj radioje do të shpërhapej zëri i mrekullueshëm i këngëtares shqiptare, Gonxhe Manaku (Manakovska).

Të dhënat për të janë fare të pakta, madje thuajse mungojnë fare. Nga informacionet e siguruara me njerëz që kujtojnë vitet e ‘arta’ të Radio Shkupit, portali Konica.al mëson se Gonxhe Manaku ishte shqiptare ortodokse nga qyteti i Manastirit.

Timbri i zërit të Gonxhes i jep një ndjesi të gjallë këngëve lirike nga bota shqiptare. Një zë i veçantë i këngëve shqipe ishte edhe Evdokija Serafimova./KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.07.2017, 11:35  | L.E. | 2,004 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.