« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kroi i Bardhë në Mirditë, uji që ka veti shëruese (Foto)
kroi.jpg

Uji si kristal është pa erë, me shije të këndshme të ujit mineral, pa ndotje bakteriale, i ngopur me gazra e kripëra minerale të asimilueshme nga organizmi i njeriut.

Në lartësinë e Malit të Kunorës, syri të joshet nga peizazhi me mrekullitë e natyrës së bukur të bjeshkëve të Mirditës, që të befasojnë me pamjen e tyre, të emocionojnë e të frymëzojnë me koloritin mbresëlënës, që i karakterizon ato.

“Kroi i Bardhë” e mori këtë emër sepse pasi dilte nga burimi, uji pastronte çdo gjë që kalonte. Shkëmbi nga kalon uji pasi del nga burimi ka marrë ngjyrën e bardhë, dhe nuk vishet me myshk siç ndodh rëndom. Këtu, vërtet bukuria dhe shenjtëria nuk kanë kufindarës. Ato njësohen ashtu, krejt natyrshëm, duke formuar magjinë jetësore të bjeshkëve të Kunorës në Mirditë.

Të prekshme, të jetuara, të provuara vlerat turistike të këtyre anëve, madje edhe nga vizitorë të huaj. Kështu, u bë i famshëm uji i Kroit të Bardhë edhe nëpërmjet analizave në institucionet ndërkombëtare të studimit të ujërave kurative.

Ky burim i rrallë ndodhet rreth 60 km në lindje të Rrëshenit, 20 km më tutje Kurbneshit mbi fshatin Kumbull, Mërkurth në faqen perëndimore të malit Kunorë, rreth 500 metra poshtë majës më të lartë në një nivel me një livadh me emër: Livadhi i Priftit, i ndarë midis tyre nga një përrua, afërsisht në nivelin e liqejve të Lurës, por në anën e kundërt të tyre.

Karakteristika

Uji si kristal është pa erë, me shije të këndshme të ujit mineral, pa ndotje bakteriale, i ngopur me gazra e kripëra minerale të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Ka prurje rreth 20 litra në min. Temperatura i luhatet nga 4-6 C° verë-dimër. Por përdoruesit pretendojnë se 20 minuta pas daljes nga toka ky ujë i humb vetitë e tij kurative.

Duke qenë se uji kalon midis shkëmbinjve ultrabazikë ai përfiton përmbajtje mineralogjike të larmishme që veprojnë në organizmin e njeriut. Uji i Kroit të Bardhë rezulton se ka veti mjaft të mira kurative për veshkat, shëron sëmundjet e veshkave si Pielonefriti, Nefritin, shëron sëmundjet e rrugëve urinare, tret lëndët ngacmuese të indeve të veshkave dhe përdorimi i rregullt i këtij uji parandalon formimin e gurëve duke rregulluar metabolizmin në tërësi.

Ai gjithashtu normalizon rruazat e gjakut dhe sasinë e hemoglobinës, zhduk pagjumësinë, dhimbjet e kokës dhe sëmundjet e tjera me origjinë nervore (antinevralgjike), stabilizon funksionimin e zemrës dhe tensionin arterial. Pakëson lëngjet e grumbulluara në hapësirat e organizmit, si p.sh: në hapësirën ndërpleurale (në mushkëri) etj. Shton sekretimin e lëngut gastrit dhe gjallëron veprimtarinë e organizmit.

Një burim i papërsëritshëm kurativ në vendin tonë, që në konsideratën dhe mentalitetin e vizitorëve njihet si një ujë i bekuar, si një ujë i çudirave dhe i mrekullive të pafundme kuruese. Dhe, këtë bekim e shpreh qartë edhe vetë emri i tij, me të cilin ai identifikohet – Kroi i Bardhë./KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.07.2017, 15:42  | L.E. | 1,166 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.