« Flet eksluzivisht nga SHBA ministri Taravari për Zhurnal: » Situata është në kontroll nuk ka vend për panik
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë sprovë vendimtare për Zoran Zaevin
Aliu: BDI-ja e njëjtë si me Gruevskin si me Zaevin, nuk ka ndryshuar fare
Tadiq: Dialogu më s`ka kuptim, Kosova mori atë që deshi
auto_14tadiq1500021315.jpg

Prishtinë, 14 korrik - Ish presidenti Tadiq potencoi për mediat serbe se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave me shumicë serbe’, por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo.

Në një intervistë dhënë mediave serbe, ish presidenti serb, Boris Tadiq theksoi se plani i tij, i shpalosur para pesë vitesh e që ishte i përbërë prej katër pikash, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ai plan tanimë nuk ka vlerë, ngase disa çështje, që atëherë ishin të mundshme për t’u realizuar, tanimë janë të pamundshme.

Ai, ndër të tjera, shtoi se Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq, kanë mashtruar qytetarët në zgjedhjet e 2012-ës, duke premtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura më herët do të zhvlerësohen, njoftojnë mediat serbe, transmeton RTK.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kanë pamundësuar të luftojmë edhe për atë deri më atëherë ishte e mundur të fitohet, ndërkaq tanimë jemi para aktit të kryer dhe çdo marrëveshje për çështje të tilla shërben drejt ndarjes së përgjegjëve dhe mjegullim para syve të publikut për të thëne se bëjmë dialog”, theksoi ish presidenti Tadiq.

Tutje ai theksoi se dialogu mbi ato çështje kishte kuptim vetëm para nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo qeveri lejoi të instalojë sistemin ligjor në gjithë territorin e Kosovë së pavarur, duke përfshirë edhe veriun. Ndërkohë që në mandatin tim si president nuk kemi pranuar dhe suksesshëm kemi arritur ta ruajmë atë që Serbia nuk kishte humbur gjatë luftës ’98-’99”, theksoi ish presidenti serb, Tadiq.

Ndër të tjera, ish presidenti Tadiq potencoi se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave serbe’ por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo, bile edhe më keq, kjo qeveri nuk do të jetë në gjendje të luftojë që edhe kjo të zbatohet”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 11:01  | Xh.I. | 1,287 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
Mediat i ndanë, por ja çfarë bëjnë Meda dhe Lulja së bashku (Foto/Video)
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.