Taksa radiodifuzive nuk ekziston më
« VIDEO » Politika ta zyrtarizojë shqipen edhe në të folurin e saj
Plloshtani: Të mbizotërojë një fushatë korrekte pa fjalë kërcënuese
« Koment » "Koncepti qytetarë" i Zaevit, jo i dëshmuar në vepër !
“Hashim Thaçi mund ta humbë postin e Presidentit”
auto_thaci-haradinaj11500019167.jpg

Prishtinë, 14 korrik - “Presidentit Thaçi i përket kompetenca që të veprojë në bazë të kushtetutës për dhënien e mandatarit për formimin e qeverisë. Kjo është e pakontestueshme prandaj nuk ka asnjë mundësi që Hashim Thaçi të mos e realizojë, sepse nëse vepron ndryshe e humb postin. Tentimi për të vepruar ndryshe është vetëflijim qesharak sepse ai e shqelmon karrigen presidenciale. Nuk besoj se e bën këtë Hashim Thaçi, por nëse e bën, kësaj radhe e paguan tepër shtrenjtë”,  është shprehur Zogaj për gazetën “Bota sot”.

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës do ta respektojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 për mandatarin e ardhshëm.

 

”Unë kom obligimet e mia kushtetuese dhe ligjore që dalin mbi opinionet e çdo adrese politike. Unë do të respektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, do të respektoj vullnetin e partive politike, por para së gjithash do të respektojë mandatin tim kushtetues dhe ligjor dhe gjithçka do të shkojë si duhet sipas agjendës së planifikuar”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se ai nuk mund të veprojë kokë në vete për ndonjë preferencë, por që sipas Thaçit,  PAN-i i ka konfirmuar se i ka numrat për formimin e qeverisë dhe atyre u mbetet të punojnë.

 

Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka thënë se presidenti duhet ta kryejë detyrën kushtetuese, pasi në të kundërtën ai ka thënë se LDK bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje do të veprojë sikur në Maqedoni.

 

Gashi po ashtu ka shtuar se Thaçi duhet t’ia jap mandatin të parit kandidatit të PAN-it dhe nëse e merr besimin atëherë të krijohet Qeveria, në të kundërtën presidenti duhet t’ia jep mundësinë të dytit i cili e përbën shumicë, shumicë të cilën sipas tij mund ta sigurojnë LDK me partnerët e saj në koalicion së bashku me Vetëvendosjen.

 

Por, sa ka mundësi që presidenti të mos e zbatojë kushtetutën dhe sa janë gjasat që të përsëritet gjendja e Maqedonisë.

 

 

“Thaçi të veprojë në bazë të Kushtetutës e në interes të vendit”

 

Lidhur me gjithë këtë, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Skënder Zogaj thotë se nëse nuk e bën atë që ka thënë Thaçi, atëherë ai e humbet postin e tij të presidentit.

 

“Është fakt se Presidentit Thaçi i përket kompetenca që të veprojë në bazë të kushtetutës për dhënien e mandatarit për formimin e qeverisë. Kjo është e pakontestueshme prandaj nuk ka asnjë mundësi që Hashim Thaçi të mos e realizojë, sepse nëse vepron ndryshe e humb postin. Tentimi për të vepruar ndryshe është vetëflijim qesharak sepse ai e shqelmon karrigën presidenciale. Nuk besoj se e bën këtë Hashim Thaçi, por nëse e bën, kësaj radhe e paguan tepër shtrenjtë, sepse eskalimi i situatës do të jetë me përmasa tepër të rrezikshme, sepse jo partitë politike, por do të ndodhin reagime të ashpra përmasash të gjera dhe tronditëse, sepse, durimi i shtetasve është shteruar dhe pasojat mund të jenë të jashtëzakonshme! Prandaj presidenti duhet të veprojë me shumë kujdes në bazë të kushtetutës dhe të interesit të vendit që ndodhet në rrezik të madh”, është shprehur Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

 

“Subjekti i dytë ligjërisht duhet ta marrë hapin drejt formimit të Qeverisë”

 

Ndërsa, analisti politik Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidentit i takon në bazë të kushtetutës ta mandatojë partinë fituese dhe janë obligime kushtetuese që presidenti duhet t’i realizojë.

 

“Situata politike dhe ekonomike e vendit është tejet e rëndë dhe e tensionuar, në suaza të një ngërçi politik nga vetë politikbërësit dhe lidershipi i Kosovë, ku në këto subjekte politike ka filluar të thellohen edhe inatet dhe egot e etura për pushtet nga të gjitha partitë dhe grupet, klanet e matrapazëve politik, pa ju interesuar fare çështja e shtetit dhe sovrani, por vetëm interesat partiake dhe e klaneve politike. Duke u nisur nga kushtetuta dhe ligjet që janë të shkruara dhe të dala nga ky akt më i larti i shtetit, del se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka të drejtë ligjërisht dhe në bazë të kushtetutës ta dekretojë apo nominojë kandidatin për mandatar qeverie dhe askush nuk ka të drejtë ta pengojë sepse ia lejon akti kushtetues. Po qe se kandidati i cili nuk arrin ta formojë qeverinë, del subjekti i dytë i cili duhet ligjërisht ta marrë hapin drejt formimit të Qeverisë dhe në këtë drejtim po qe se edhe kjo nuk arrin, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje brenda 45 ditësh apo të formohet një qeveri teknike deri në një afat kohor. Të gjitha këto janë rregulla kushtetuese që duhet kryetari i shtetit t’i aplikojë”, është shprehur Hertiva.

 

Ndërkaq, sa i përket deklaratës së deputetit Arben Gashi, Hertica e quan të pamatur atë deklaratë, duke thënë se një situatë e tillë si në Maqedoni nuk bën e as nuk duhet të përsëritet.

 

“Sa i përket Arben Gashit ato se çfarë ka thënë janë vetëm fjalë të momentit sepse Arben Gashi e di se LDK-ja e ka kryetarin dhe kryesinë që merr vendime për të gjithë hapat që duhet vepruar. Kosova nuk është Maqedoni, atë e paska harruar Gashi sepse në Kosovë nuk ka indikacioni politike diskriminuese dhe fashiste si në Maqedoni, sepse në Kosovë subjektet politike janë shumicë e jo pakica si në Maqedoni. Kryetari dhe të gjitha institucionet relevante politike duhet të veprojnë në bazë të kushtetutës dhe assesi të mos shkelet ajo por vetëm të respektohet. Një gjendje si në Maqedoni nuk do të jetë assesi në Kosovë edhe pse Arben Gashi e thotë si një politikan jo i matur sepse atëherë do të jetë një situatë tjetër edhe për LDK-në edhe për Arben Gashin”, ka deklaruar Hertica për gazetën “Bota sot”.

 

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit nuk është thirrur ende dhe nuk dihet kur do të bëhet, edhe pse tashmë janë certifikuar rezultatet përfundimtare të 11 qershorit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 11:58  | Z.H. | 1,071 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Sheikët nga Dubai ndezin dasmën e të riut shqiptar, “e mbulojnë” në dhurata (Foto/Video)
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.